Komuna e Mamushës bojkoton grevën e SBASHK’ut: Mësimi rinis nesër

Në Mamushë, nesër do të rinisë procesi mësimor.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune, Abdulhadi Krasniç.

Nëpërmjet një njoftimi, të publikuar në Facebook, Krasniç ka njoftuar se të hënën do të fillojë gjysmëvjetori i dytë në shkollën fillore “Anadolu”, dhe në gjimnazin “Ataturk”.

Vendimi i Komunës së Mamushës për të rinisur mësimin vjen pavarësisht vendimit të SBASHK’ut për të vazhduar grevën, edhe pas ofertës së Qeverisë Haradinaj për të rritur pagat e mësimdhënësve për 20 milionë euro në vit.

Nëpërmjet një komunikate për media, SBASHK’u ka thënë se oferta e kryeministrit Ramush Haradinaj “nuk i plotëson kërkesat”. /Express/

Më Shumë

Gjendet personi i humbur në Prizren, ekipi i kërkim-shpëtimit jep detajet

Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim, njofton se pas kërkimeve intensive gjatë gjithë natës, është bërë e mundur gjetja e personit të humbur...

“Ura e Kaltër” në Prizren merr pamje të re pas rivitalizimit të qendrës historike

"Ura e Kaltër", një nga pikat më karakteristike të qytetit të Prizrenit, ka marrë një pamje të re pas ndërhyrjeve të realizuara në kuadër...

Lajmet e Fundit