5.4 C
Prizren
E hënë, 2 Dhjetor, 2024

Projektet kulturore që propozojnë deputetët peshojnë 2.5 milionë euro

Nëse deputetët e Kuvendit të Kosovës, të shtunën, i votojnë të gjitha amendamentet e propozuara sa i përket buxhetit të Ministrisë së Kulturës, ky institucion do të ketë rritje të buxhetit në projektet kulturore dhe ato të trashëgimisë për 2 milionë e 422 mijë euro.

Komisioni parlamentar për buxhet dhe financa më 29 janar u ka propozuar deputetëve të Kuvendit që ta miratojnë Projektligjin për buxhetin e vitit 2019 së bashku me amendamentet që kanë bërë deputetët dhe vetë Komisioni. Në Projektligjin e miratuar në Qeveri është planifikuar që Ministria e Kulturës të ketë prej 41 milionë e 383 mijë e 726 eurosh, shkruan sot Koha Ditore.

Sipas Projektligjit të miratuar në Qeveri, MKRS-ja ka paraparë rritje të buxhetit për shpenzimet kapitale. Nga 22 milionë e 328 mijë euro, që ishin vitin e kaluar, janë projektuar 25 milionë e 500 mijë euro për investime kapitale në kulturë, trashëgimi kulturore, rini dhe sport. Po sipas këtij versioni investimet kapitale në fushën e kulturës do të kenë në dispozicion 2 milionë e 496 mijë euro, ndërsa vitin e kaluar ishin 1 milion e 668 mijë euro.

Janë planifikuar 13 projekte. Vitin e kaluar MKRS-ja kishte në dispozicion 4 milionë e 20 mijë euro për investimet kapitale në trashëgimi kulturore. Por për vitin 2019 sipas Projektligjit të miratuar në Qeveri do të jenë vetëm 2 milionë e 910 euro. Sivjet vetë MKRS-ja ka paraparë 66 projekte. Por nga to, 46 janë të bartura nga viti 2018.

Anëtarët e Komisionit për buxhet dhe financa dhe disa deputetë të tjerë të Kuvendit nuk janë pajtuar me planifikimet e MKRS-së. Komisioni dhe disa deputetë kanë propozuar që në Projektligjin për buxhet të përfshihen gjithsej 13 projekte të reja, 8 në trashëgimi kulturore e 5 në fushën e kulturës. Sipas amendamenteve që do të dalin në votim kërkohet që të ndryshohet shuma e financimit të një projekti në trashëgimi dhe 4 të tjerëve në kulturë.

Më Shumë

Fatjon Bunjaku vendimtar me golin e shënuar në minutën e 94-të, Malisheva triumfon ndaj Gjilanit

Malisheva ka marrë fitore në frymën e fundit ndaj Gjilanit, duke triumfuar me rezultat minimal 0-1. Ka qenë një duel shumë i luftuar me dy...

Muharremaj për dëmtimin e mjedisit në Suharekë: Kush shkel ligjin, do të ndëshkohet

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka reaguar për një rast të hedhjes së mbeturinave në Biraq. Ai ka njoftuar qytetarët për veprimin...

Shi e borë sot

Lajmet e Fundit