6.4 C
Prizren
E diel, 15 Shkurt, 2026

Gjykata e refuzon padinë e ish-rektorit të Universitetit të Prizrenit


Ramë Vataj, ish rektori i UPZ-së, kishte paditur Universitetin e Prizrenit, përkatësisht Këshillin Drejtues, lidhur me zgjedhjet për rektor që u mbajtën në maj të vitit 2018.

Por padia e tij, është refuzuar nga gjyqtari i rastit Atdhe Berisha,

Ai pretendonte se kundërkandidati i tij, Ismet Temaj, është përzgjedhur në mënyrë të parregullt, pasi nuk kishte anëtarë të mjaftueshëm të Këshillit Drejtues në kohën e votimit, gjyqtari me të njëjtin aktgjykim e ka anuluar edhe vendimin e datës 08 tetor 2018 me të cilin kishte caktuar masën e përkohshme, në të cilën thuhej se “urdhërohet Universitetii të Prizrenit ‘Ukshin Hoti’ të shtyjë ekzekutimin e vendimit të Këshillit Drejtues të datës 30 maj 2018 ”.

Arsyet kryesor për të cilat gjykata ka refuzuar kërkesë padinë, është fakti që ende pa u përfunduar kjo çështje kontetimore në gjykatë, Këshilli Drejtues i Universiteti, e ka njoftuar gjykatën se e kanë anuluar vendimin me të cilin ishte bërë zgjedhja e rektorit Ismet Temaj.

”Pra pasi që çështja ka ngelur pa objekt sepse me padinë e Ramë Vatajt, është kërkuar pikërisht anulimi i aktvendimit të lartcekur, atëherë me anilimin e vendimit nga vetë këshilli drejtues i Universiteti, pushojnë arsyet për vazhdimin e kontesti, meqenëse unk ka objekt të padisë ”.

Për të njëjtat arsye gjykata ka anuluar aktvendimin me të cilin ka caktuar masën e përkohshme, meqenëse vendimi i cili ishte kontetues nuk ekziston më, andaj edhe masa e përkohshme e vendosur më herët nuk ka efektin e saj.

Këshilli Drejtues i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, në mbledhjen e mbajtur në dhjetor të vitit 2018, kishte zgjedhur për ushtrues detyre të Rektorit Prof. Dr. Ismet Temaj.

Këtë detyrë Temaj do ta ushtroj deri në zgjedhjen e Rektorit. Në këtë mbledhje KD kishte anuluar edhe vendimin e datës 22.05.2018 për zgjedhjen e rektorit, me çka edhe procedura pqë zhvillohej pranë Gjykatës, ka marrë epilog.

Më Shumë

Dërgohet në burg 23 vjeçari nga Prizreni, ishte dënuar me 14 muaj burgim efektiv për “Narkotik”

Është dërguar në burg 23-vjeçari i cili ishte i dënuar me 14 muaj burgim efektiv për narkotikët.   Sipas njoftimit të policisë i arrestuari është dënuar...

Deputeti kanadez, dhëndër i Kosovës uron 18-vjetorin e Pavarësisë, ka një porosi për vizitorët: Shkoni në Rahovec

Në prag të 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, deputeti kanadez Kyle Seeback ka shprehur urimet e tij dhe lidhjen e veçantë me vendin. Seeback ka...

Lajmet e Fundit