12.4 C
Prizren
E enjte, 14 Maj, 2026

Kujtimi i zbehtë për Dritëro Agollin në dyvjetorin e vdekjes

Dita e tretë e shkurtit e vitit 2017, kur vdiq poeti, shkrimtari, ish-gazetari e ish-deputeti Dritëro Agolli, do të shënohej në kalendar edhe si data kur letërsia dhe kultura shqiptare humbën një zë të fuqishëm. Vargjet e tij për dashurinë, atdheun, filozofinë, jetën, dhembjen kujtohen edhe sot. Por i zbehtë ka qenë kujtimi për mjeshtrin e penës në dyvjetorin e vdekjes së tij. S’ka pasur ndonjë organizim të veçantë.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, përmes një postimi në Instagram e cilësoi si njërin nga korifenjtë e letërsisë shqiptare dhe bashkëngjiti poezinë e tij “Këtu s’do jem”.

“Këtu s’do jem do jem larguar/ në tokë i tretur si të tjerët/ në kafenenë e preferuar/ nuk do më shohin kamarierët!”, janë disa prej vargjeve të kësaj poezie.

Krijimtaria e Agollit shkonte përtej poezive për patriotizmin dhe ndjenjat e njeriut, besnikërisë për idealet revolucionare, moralit në jetë dhe punë.

Më Shumë

Persona të maskuar vjedhin rreth 15 mijë euro e thyejnë kamerat e sigurisë në një depo në Dragash

Policia ka njoftuar se persona të maskuar kanë hyrë në një firmë ndërtimore në fshatin Buqe të Dragashit dhe kanë vjedhur rreth 15 mijë...

Më 16 maj hidhet shorti për renditjen e subjekteve politike në fletëvotim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se më 16 maj do të organizohet tërheqja e shortit për përcaktimin e numrave rendorë të...

Lajmet e Fundit