14 C
Prizren
E shtunë, 2 Maj, 2026

Qosja: Vepra dhe emri i Blushit do të mbesin përgjithmonë në historinë e kulturës shqiptare


Akademiku Rexhep Qosja, me rastin e ndarjes nga jeta të gazetarit, shkrimtarit dhe skenaristit të njohur, Kiço Blushi, ka thënë se ai ushtroi ndikim çlirues, përparues, qytetërues, demokratizues në jetën e në krijimtarinë shpirtërore shqiptare.

“Me pikëllim të madh e mësova lajmin për ndarjen nga jeta të shkrimtarit, skenaristit, publicistit dhe veprimtarit të shquar kulturor Kiço Blushi. Të gjithë ata që e njohën, të gjithë ata që e takuan siç pata fatin ta njoh e ta takoj edhe unë, nuk do ta harrojnë kurrë. Me fjalën e tij gjithmonë të ndershme, gjithmonë të qartë e të vendosur, me përkushtimet e tij mendore e ndjenjore ndaj të drejtës e të vërtetës, ai ushtroi ndikim çlirues, përparues, qytetërues, demokratizues në jetën e në krijimtarinë shpirtërore shqiptare. Vepra e tij dhe emri i tij mbesin përgjithmonë në historinë e kulturës së popullit shqiptar”, ka shkruar Qosja.

Qosja i ka shprehur ngushëllime edhe familjarëve.

“Familjarëve, miqve e dashamirëve të tij të shumtë u shpreh ngushëllimet e mija më të thella”, përfundoi ai.

Blushi vdiq mbrëmë në moshën 75-vjeçare.

Më Shumë

Xheladini merr pjesë në hapjen e programit Zvicër–Kosovë 2026–2029, fton ambasadorin për vizitë në Dragash

Kryetari i Komuna e Dragashit, Bexhet Xheladini, ka marrë pjesë në eventin e organizuar nga Ambasada e Zvicrës në Kosovë për hapjen zyrtare të...

Në 40-vjetorin e rithemelimit të Komunës së Malishevës, përurohet libri i Fatmir Krasniqit

Në kuadër të shënimit të 40-vjetorit të rithemelimit të Komunës së Malishevës, është përuruar libri i autorit Fatmir Krasniqi, në një aktivitet ku morën...

Lajmet e Fundit