30.8 C
Prizren
E premte, 4 Korrik, 2025

Muzika e sjell kalabrezin te rrënjët

KamerfestNata e dytë e “Kamerfest” i është kushtuar artistëve italianë, të cilët kanë interpretuar kompozime nga vepra të ndryshme të kompozitorëve të njohur, duke përfshirë edhe Verdin e Bachun.

Luigi Santo në trumpet dhe Daniela Gentile në piano kanë hapur natën e dytë të Festivalit ndërkombëtar “Kamerfest”, që po mbahet në kryeqytet.

Daniela Gentile e cila luante gishtat e saj në piano si dhe artisti me prejardhje shqiptare nga Kalabria e Italisë, Luigi Santo me trumpetën e tij, kanë hapur performancën e tyre me interpretimin në kompozimin e kompozitorit Edward Mc Dowell “To a Wilde Rose” (Për një trëndafil të egër) para një publiku jo edhe aq të madh, transmeton portali KultPlus.

Instrumentistët italianë më pas kanë performuar edhe në kompozimet e Bach-ut, të Peskjn…Dyshja italiane ka arritur ta bëjë për vete publikun e mbledhur në ambientin e kishës katolike “Shën Ndou”, edhe me ekzekutimin e “Arie dal Belcanto Italiano” të Gussepe Verdit, “Salmo” nga Joseph Turrin, kurse në përmbyllje të kësaj mbrëmjeje ishte përzgjedhur kompozimi i Gerswhinit .

Mit’hat Saidi, profesor i muzikës i cili ishte më i koncentruari në këtë mbrëmje për ta përcjellur performancën e artistëve italianë, tha se interpretimi nga këta artistë po ia kujtonte kohën e artë të tij.

“Performanca e mysafirëve nga Italia e largët, ma përkujtoi rininë ku kam luajtur vetë në trumpetë g-mol. Por, me keqardhje dua të them se nuk kishte publik aq sa duhet, kurse programi ishte jashtëzakonisht i një niveli të lartë artistik. Sinqerisht më vjen keq, pse publiku vendas heziton t’iu përgjigjet këtyre programeve fantastike”, ka thënë Saidi.

“Është hera e parë që marr pjesë në festivalin “Kamerfest”, dhe që performoj në Kosovë”, ka thënë për KultPlus, Luigi Santo. “Prishtina si kryeqytet i Kosovës është emër shumë i njohur për italianët, dhe ne e dimë se çka ka ndodhur pikërisht në këtë qytet vite me parë, ku ka pasur edhe luftë. Dje duke u nisur nga Kalabria, takova një shoqe time e cila quhet Jozefina, dhe më pyeti se ku po shkoj. Unë iu përgjigja se po nisem për një koncert që do ta mbaj në Prishtinën e Kosovës. Ajo mbeti e mahnitur dhe më tha se kishte qenë këtu 15 vite më parë në një projekt humanitar”, ka thënë ai, duke tërhequr një paralele për këtë vend, sot e 15 vite më parë.

“Unë vërejta sonte se populli i Kosovës është popull shumë i dashur dhe që e dëshiron shumë muzikën klasike. Ne muzikantët e kemi mundësinë që askush tjetër nuk e ka, pra të komunikojmë direkt me audiencën nëpërmjet ritmeve të instrumenteve”, ka thënë Santo.

Nga ana tjetër, Daniela Gentile, është shprehur për përshtypjet e mira që i ka lënë publiku prishtinas. Sipas saj, ajo e ka vërejtur se interpretimi i tyre është përcjellë me shumë ëndje.

“Kamerfest” do të ketë prezantimin e radhës më 8 tetor, në kishën katolike “Shën Ndou”, në Prishtinë.

Më Shumë

NGOM Fest nis nesër: Prizreni gati për netë të paharrueshme në kala

Pas një pritjeje të gjatë nga adhuruesit e muzikës alternative, NGOM Fest 2025 hap siparin nesër në Prizren, duke sjellë net plot ritëm, energji...

Vazhdojnë besnikërinë te Liria: Elshani dhe Susuri qëndrojnë në Prizren

Dy nga lojtarët më të rëndësishëm të Lirisë së Prizrenit, Egzon Elshani dhe Xhevat Susuri, kanë rinovuar kontratat dhe do të jenë pjesë e...

Lajmet e Fundit