5.6 C
Prizren
E premte, 27 Shkurt, 2026

SBASHK-u e quan të jashtëligjshëm vendimin për zëvendësimin e orëve mësimore

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës së Kosovës (SBASHK) po e quan të jashtëligjshëm vendimin e ministrit, Shyqiri Bytyqi për zëvendësimin e orëve mësimore të humbura gjatë grevës në arsim.

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj ka deklaruar për “Kohën Ditore” se ministri nuk i ka konsultuar fare për këtë vendim dhe se sindikata nuk e pranon një vendim të tillë.

Ai ka paralajmëruar se të shtunën do të thërrasin mbledhje urgjente të Këshillit Drejtues të SBASHK-ut ku do të merret vendim përfundimtar për këtë çështje.

“Ministri e ka nxjerrë këtë vendim pa u konsultuar me neve e që nuk është e drejtë. Vendimi është në kundërshtim me ligjin për grevat i cili nuk obligon që të zëvendësohen ditët e humbura në grevë. Prandaj ne jemi duke u angazhuar që këtë vendim ta dërgojmë në gjykatë”, ka theksuar Jasharaj.

Sipas vendimit që e ka marrë një ditë më parë, ministri Shyqiri Bytyqi për 15 ditët e humbura gjatë grevës në arsim, 5 ditë do të zëvendësohen nga pushimi pranveror në muajin prill, 5 ditë të shtuna do të zëvendësohen gjatë vitit shkollor 2018/2019 si dhe 5 ditë të zgjatet përfundimi i vitit shkollor 2018/2019.

Më Shumë

Afër 2 mijë e 600 gjoba për 24 orë, policia njofton se ka arrestuar 20 persona

Policia e Kosovës, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë shqiptuar 2598 gjoba trafiku. Gjatë kësaj kohe, policia ka njoftuar se janë arrestuar...

Akrepat lëvizin një orë para, në këtë ditë ndërrohet ora

Në vitin 2026, kalimi në orën verore do të ndodhë më herët krahasuar me vitin paraprak. Akrepat e orës do të zhvendosen përpara në...

Lajmet e Fundit