4.9 C
Prizren
E premte, 19 Dhjetor, 2025

Ministri Gashi: Vlerat frankofone të nevojshme për kulturën e Kosovës

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Aleancën Franceze të Prishtinës me qëllim të mbështetjes financiare të projekteve që kanë të bëjnë me promovimin e Frankofonisë në Kosovë, tashmë pas avancimit të statusit të Kosovës si anëtare e asocuar në Organizatën Ndërkombëtare të Frankofonisë (OIF).

Në bazë të marrëveshjes, të cilën e nënshkroi ministri Kujtim Gashi në emër të MKRS-së, në prezencën edhe të Ambasadorit të Republikës së Francës në Kosovë, Didier Chabert, Aleanca Franceze e Prishtinës subvencionohet me shumën prej gjashtë mijë euro, shumë përmes së cilës do të promovohet Frankofonia në Kosovë, duke e pasur parasysh faktin se një gjë e këtillë është edhe vullnet i Qeverisë së Kosovës.

Me këtë rast, ministri Gashi, vlerësoi se vlerat kulturore evropiane e me theks ato franceze, janë në interes të MKRS-së që të promovohen në Kosovë dhe t’u jepet hapësira e nevojshme.

“Duke e pasur parasysh kontributin e Republikës së Francës e cila ka dhënë për shtetndërtimin e Kosovës si një shtet mik dhe partner strategjik i Kosovës, promovimin e Frankofonisë në vendin tonë e shohim në këtë prizëm. Nëpërmjet kësaj marrëveshje ne do të mundohemi që sadopak t’i japim një nxitje të mëtejme promovimit të Frankofonisë me projekte konkrete dhe të cilat do të jenë në dobi dhe përçimin e vlerave të mirëfillta kulturore”, u shpreh ndër të tjera ministri Gashi.

Ambasadori i Francës Chabert, falënderoi ministrin dhe MKRS-në për mbështetjen e Frankofonisë duke e bërë të mundur kështu që të realizohen shumë projekte në kuadër të Frankofonisë.

Nga ana tjetër, Dafina Bytyqi, përfaqësuese e Aleancës Franceze, e falënderoi ministrin për përkrahjen e treguar dhe gatishmërinë që vlerave frankofone t’u krijohen mundësitë dhe hapësirat e nevojshme.

Më Shumë

Spitali i Prizrenit dhe Policia, bashkë për shëndetin dhe sigurinë e qytetarëve

Drejtori ekzekutiv i Spitalit të Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren, Osman Hajdari, së bashku me drejtorin mjekësor, Dr. Shefki Xharra, drejtoreshën e...

Burri në Prizren sulmon gruan e tij, policia ia konfiskon një armë me 17 fishekë

Një person është arrestuar në Prizren, pasi dyshohet se e ka sulmuar fizikisht gruan e tij. Atij i është konfiskuar një armë zjarri dhe 17...

Lajmet e Fundit