Avdyli: Zyrtarët amerikanë e korrigjuan Thaçin, hoqi dorë nga shkëmbimi i territoreve

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Haxhi Avdyli, ka thënë se efekti i vizitës së zyrtarëve amerikanë është vërejtur direkt te presidenti Thaçi. Ai tha se Amerika po e mbron integritetin e Kosovës duke e korigjuar Hashim Thaçin. Këtë koment Avdyli e ka dhënë pas deklaratës së Thaçit se shkëmbimi i territoreve do të ndodh vetëm mbi trupin e tij të vdekur

Për këtë deklaratë të Thaçit, ironia e Avdylit ka shkuar deri aty sa ka thënë se presidenti e ka vendosur trupin sikur Mic Sokoli për ta mbrojtur vendin nga shkëmbimi dhe korrigjimi i territoreve.

“E mira e vizitës të njerzve të Trumpit në Kosovë , po vërehet menjëherë sot. Hashim Thaqi paska heq dorë nga shkëmbimi i territoreve. Lum na për Amerikën e cila po e mbron integritetin e Kosovës,së pari duke e korigjuar Hashimin, i cili nga sot edhe trupin e paska vendos si Mic Sokol kundër shkëmbimeve, korigjimeve e demarkimeve. #meAmerikën #Kosovaepandarë”, ka shkruart Avdyli në Facebook,.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka folur për territorin e Kosovës , të premten, para diasporës shqiptare.

Ai tha se kurrë nuk do të ndodh shkëmbimi i territorit të Kosovës, ndërkohë që tha se nuk ka njeri që e ndal në angazhimin për bashkëngjitjen e Luginës së Preshevës me Kosovën.

Ka shtuar se shkëmbimi i territoreve do të ndodh vetëm mbi trupin e tij të vdekur

Më Shumë

27 vjet nga zhdukja e Ukshin Hotit, Haxhiu: E vërteta për të është detyrim

Sot janë mbushur 27 vjet nga zhdukja me forcë e prof. Ukshin Hotit, intelektualit, mendimtarit politik dhe veprimtarit të çështjes kombëtare. Ushtruesja e detyrës së...

Kurti në Mushtisht të Suharekës: Pensionet i gjetëm 90 euro, sot janë 150 euro

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë një vizite në Mushtisht të Suharekës ka zhvilluar një takim me pensionistët në konakun e tyre, ku ka...

Lajmet e Fundit