Suhareka do të bëhet me objekt të ri të komunës

Kryetari i Suharekës Bali Muharremaj ka bërë të ditur se shumë shpejt Suhareka do ta ketë objektin e ri të komunës. Sipas tij, ndërtesa do të ndërtohet brenda dy viteve.

“Suhareka do ta ketë objektin e ri të komunës me shumë shërbime të avansuara dhe me shallën e Asamblesë Komunale. Sot kam nënshkruar marrëveshjen e bashkëfinancimit me Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal për objektin e ri i cili do të ndërtohet brenda dy viteve”, ka shkruar Muharremaj në rrjetin social “Facebook”.

Sipas Muharremajt, në vitin 2019 MAPL financon 500 mijë euro, ndërsa Komuna e Suharekës 50 mijë euro, në vitin 2020 MAPL financon 850 mijë euro, ndërsa Komuna 200 mijë euro, që në total i bie 1 milion e 600 mijë euro.

Më Shumë

Osmani nga Rahoveci: Kosova zgjedh stabilitetin, punën, familjen dhe të ardhmen

Në një tubim të madh të mbajtur me qytetarë në Rahovec, Presidentja e 6-të e Kosovës dhe kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK)...

Kosova voton sot

Kosova sot mban zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, ndërsa Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) një ditë më parë ka bërë të ditur se gjithçka është...

Në breg të detit

Lajmet e Fundit