Elena Gjika, vajza e bukur italiane që kaloi jetën në kampet shqiptare të komunizmit, e shpreh trishtimin e një jete që nuk e kishte pritur, në letrat që i çon të ëmës në Itali. Elena nuk do ta shihte më kurrë nënën, pasi kur ajo u kthye në Bari pas viteve 90-të ishte shumë vonë. Më 9 prill 1948 ajo i shkruan nga qyteti i Krujës ku ishte shpërngulur familja Merlika.
“N?na ime e adhuruar. N? k?t? çast mora dy letrat e tua t? datave 20 e 22 t? muajit t? shkuar; mos u merakos n?se ndonj? her? shkruaj zi, nuk mund t’i a fal vetes, sidomos kur mendoj se t? shkaktoj dhimbje shum?, nga nj? her? d?shp?rohesh e nuk ?sht? mir?, jam e marr? e mjaft, mbyllet incidenti.
Xhaxhait i lutem t? m? fal? turbullimin tim; duke menduar p?r t? i kam premtuar vetes se do t? jem gjithmon? e fort? dhe buz?qeshur, deri sa t? mundem t’a p?rqafoj s?rish e t? shihemi sy n? sy, sepse fjal? ?sht? e v?shtir? se do t? jemi n? gj?ndje t? shqiptojm?”. Më 28 gusht të po atij viti ajo i shkruan :”N?nokja ime e adhuruar. Ka dy jav? q? gj?ndem k?tu n? Vlor? s? bashku me Poçin; kemi ardhur k?tu t? kalojm? nj? muaj me Asllanin dhe Xhan?n, p?r t? ndryshuar pak jet?n ton? t? Kruj?s…. Sa e trishtuar ?sht? heshtja e zgjatur nga ana e juaj, tep?r, pambarimisht e trishtuar. Letrat e juaja, pakot e juaja, jan? g?zimi yn?, oksigjeni i yn? material e moral; dasht? Zoti q? t? rifillojn? p?rs?ri! Dje kam mbushur 28 vjet, n?nokja ime, por u kujtova vet?m sot duke v?n? dat?n n? fillim t? letr?s: si kalojn? vitet e un nuk mundem t? t? shoh, t? t? shtr?ngoj n? zem?r, t? jetoj me ty dhe me Poçin nj? çast lumturie! Durim!
Do t? jemi t? fort? deri n? dit?n e bekuar t? bashkimit ton?. Asllani e Xhana t? p?rsh?ndesin shum?: m? mbulojn? mua dhe Poçin me nj? bot? dashurie e kujdesi dhe Poçi ?sht? i lumtur me dy v?llaçkot n? det, n? sht?pi e kudo. Me detin ?sht? m?suar shum? mir?, veç t’a shoh?sh, si nj? peshk”. Një vit më vonë më 1949-tën nga qyteti i Krujës Elena shkruan . “ Kam lexuar se shpejt do t? jet? nj? p?rfaq?si e juaja k?tu, a e kuptove? Mendoj se mund t? gjej nj? vend pune me ta, çfar? thoni juve? N?se e shihni t’arsyeshme, n?se keni mund?si, duhet t’interesoheni aty; nuk e di n?se ?sht? nj? ide e mir?, gjykojeni juve e p?rgjigjmuni…”.
Elena Gjika u martua me Petrit Merlikën , i diplomuar në Universitetin e Grenoblit, në Francë, më 12 korrik 1942 në Bashkinë e Barit. Merlika ishte djali i ish kryeministrit Mustafa Kruja, ndërsa Elena e bija e gazetarit Sotir Gjika. Dy të rinjtë ishin njohur nga miqësia e prindërve e kishin rënë më pas në dashuri. Elena, profesorë e letërsisë vjen në Shqipëri e udhëhequr nga dashuria, pa e menduar se ditët e saj të bukura në këtë vend do të ishin shumë pak. Një pjesë të madhe të viteve familja Merlika e kaloi në Kampin e Tepelenës.
Në kujtimet e saj Elena e përshkruan kështu kampin:”Kam jetuar 47 vite në kampet e internimit, nga Tepelena në Vlorë, kantieri 216, nga Tirana, Kampi n.3, në Lushnjë, Gradisht, Pluk, Savër e së fundi në Grabian, kampe pune e dëbimi. Isha e huaj, italiane, e diplomuar, por kam punuar me ato gra e vajza shqiptare që më mësuan se si vihej barra e druve mbi shpinë, se si mbatheshin opingat prej lëkure derri, që habiteshin si jetonja, flisnja, merresha me problemet e tyre kur më kërkonin ndonjë këshillë, por më shfaqnin dashuri e më jepnin kurajo, kemi kaluar një jetë të tërë.
E kthyer në 1990 n’Itali munda të shoh një Kishë, t’i afrohem një altari, të marr kungimin e shenjtë. Gjthshka është e bukur, magjepsëse, por asgjë nuk mund të barazohet me emocionin aq të thellë, aq të mirëfilltë të asaj Krishtlindjeje të largët 1951, mes kaqë dhimbjeje, kaqë vuajtjesh por edhe kaqë shpresash në Virgjëreshën e Bekuar, Ruzari i së cilës shoqëronte kthimin tonë nga ajo punë çnjerëzore dhe e padrejtë, frut i një ideologjie të rreme e të mallkuar. Kalonin vitet në kampin tonë, gjithmonë mes punës e gazermës, mes sëmundjesh e mungesash të çdo lloji. Sa shumë vuanin të moshuarit dhe të sëmurët, nëpër çfarë torturash kalonin, kuptohej kur të tregoheshin kushtet higjenike në të cilat jetohej.
Nevojtoret, dhjetë gjithsej për dymijë vetë, ishin larg rreth dyqind metro. Natën duhej shkuar deri atje, edhe duke qënë të sëmurë apo të pamundur, në të kundërt dënimi ishte çnjerëzor: njeriut i varej në qafë një kanaçe me jashtëqitje dhe detyrohej të vinte vërdallë nëpër kamp një ditë, dy, tri, deri sa t’a quanin “t’arsyeshme” xhelatët tanë. Ishte për të qarë e për të qeshur ajo tragjedi e tmerrshme!”.
G