Kardiologu i akuzuar për ryshfet në rastin “Stenta” anëtarësohet në Vetëvendosje të Prizrenit

Dr. Irfan Daullxhiu, kardiologu i akuzuar në një nga skandalet më të mëdha në shëndetësi të njohur si rasti “Stenta”, i ka hyrë politikës.

Daullxhiu, i cili akuzohet se ka marr rreth 900 euro ryshfet pasi ka referuar pacientë nga QKUK për në spitale private për të vendosur stenta, është anëtarësuar në VV gjatë ditës së djeshme, shkruan Gazeta Shneta.

Njoftimin për këtë e ka dhënë vet kryetari i VV-së, Albin Kurti, i cili e ka ngritur mjekun në qiell. Madje ka thënë se Vetëvendosjes do t’i forcohet zemra me anëtarësinë e Daullxhiut.

“Qytetar i Prizrenit, student i Sarajevës, specializant i Zagrebit, Dr.Irfan Daullxhiu është kardiolog i mirënjohur i Kosovës. Ai sot u anëtarësua në VETËVENDOSJE! dhe bashkë me kryetarin e Prizrenit, Myhaher Haskukën, i dëshiruam mirëseardhje. Dr.Daullxhiu ka qenë edhe kryetar i Shoqatës së Kardiologëve të Kosovës, i cili ka marrë pjesë në shumë konferenca ndërkombëtare profesionale dhe ka publikime të shumta në revista të huaja shkencore. Me Dr.Irfanin Lëvizjes i forcohet zemra”, ka shkruar Kurti.

Kujtojmë se rasti “Stenta 2” ku janë të akuzuar rreth 40 kardiolog, përfshirë edhe Daullxhiun, ende nuk ka përfunduar.

Më Shumë

Adnan Kanuriq zyrtarizohet te Malisheva

FC Malisheva ka arritur marrëveshje me portierin Adnan Kanuriq, i cili tash e tutje do të jetë pjesë e skuadrës dhe do të mbrojë...

Rramanaj i qëndron besnik Prizrenit, mbrojtësi mbetet pjesë e projektit të ri

Prizreni ka konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit me qendërmbrojtësin Arbër Rramanaj, i cili do të jetë pjesë e skuadrës edhe në sezonin e ri, duke...

Lajmet e Fundit