17.4 C
Prizren
E hënë, 9 Qershor, 2025

Policia jep detaje rreth aksidentit me fatalitet në magjistralen Suharekë-Shtime

Policia e Kosovës bën të ditur se sot rreth orës 12:30 ka është njoftuar për një aksident trafiku me fatalitet në rrugën magjistrale Suharekë – Shtime, ku kanë mbetur të vdekur tre persona.

“Aksidenti ka ndodhur në rrugën magjistrale Suharekë – Shtime, në vendin e quajtur të ‘Giri’, komuna e Suharekës. Në aksident ishin të përfshira një veturë, një kamion dhe një kamionët, si pasojë e lëndimeve të pësuara në aksident në vendin e ngjarjes kanë ndërruar jetë shoferi i veturës Q.H. 1996, dhe dy pasagjerë të automjetit L.R.,1998 dhe J.T 1999, ndërsa lëndime trupore ka pësuar edhe (një) pasagjerë që ka qenë në kamionët”, thuhet në njoftimin e Policisë, rajoni i Prizrenit.

“Nga hetimet e para të bëra në vendngjarje nga hetuesit e njësisë së trafikut rajonal dhe Prokurorit të Shtetit bëhet e ditur se shkaktar i aksidentit dyshohet të ketë qenë drejtuesi i veturës i cili hyri në tejkalim në vendin e ndaluar (vijë e plotë dhe kthesë) dhe në mënyrë frontale goditi kamionin i cili ishte në drejtimin e kundërt, ku për pasoj shkakton aksident trafiku me fatalitet”, thuhet tutje në raportin e Policisë.

Gjithashtu, në raport thuhet se trupat e pajetë të viktimave me urdhër të prokurorit të rastit janë dërguar në mjekësinë ligjore për obduksion, si dhe se vozitësi i kamionit është ndaluar për 48 orë.

Policia e Kosovës, po ashtu, edhe një herë kërkon dhe apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të kenë kujdes, të respektojnë rregullat e trafikut, të përqendrohen në ngasje.

Më Shumë

Do të heshtim të pafuqishëm për djalin tonë të pafat

Nga Edmond Tupja Gesi nuk kupton gjithçka, Veç i sigurtë është për diçka: E di që përherë në shtëpi ka Një nënë, një baba. Që të pavdekshëm kujton Se i...

Kudus pritet t’i bashkohet Chelsea në një shkëmbim të bujshëm

Mesfushori sulmues i West Hamit, Mohammed Kudus, është i hapur për të gjetur një klub të ri këtë verë, raporton Sky Sports. Reprezentuesi i Ganës...

Lajmet e Fundit