Haskuka fton nënkryetarin vetëm për vendosjen e luleve mbi varre!

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, po e injoron nënkryetarin e tij, Eshref Memaj.

Ai, nuk informohet për asgjë.

Memaj është në postin e nënkryetarit të Komunës është emruar pas arritje së marrë veshjes për bashkëqeverisje të partisë së tij, LDK me Vetëvendosjen.

Asamblisti i LDK-së në Prizren, Petrit Hoxhaj, tregon se nënkryetari Memaj, ftohet nga Haskuka vetëm për vendosjen e luleve mbi varre.

“Nënkryetarin e fton vetëm atëherë kur ka me vendosë lule mbi varreza”, tregon Hoxhaj, shkruan “PrizrenPress”
Ai, tha se përveç nënkryetarit, në Panairin e bizneseve të grave nuk është ftuar askush.

“Panairi është kryekëput i Lëvizjes Vetëvendosje me taksat e Komunës së Prizrenit” .

“Çdo ditë e më shumë LVV po e tregon veten e saj, se nuk është për një bashkëqeverisje”.

“Nuk është hera e parë që nënkryetari i Komunës nuk ftohet nëpër takime, s’paku nuk është as i informuar për shumë delegacione që vijnë në Shtëpinë e Bardhë”.

Asamblisti Hoxhaj, e ka një porosi për Haskukën.

“Ju vazhdoni me t’ juajën ne do të vazhdojmë tonën”/PrizrenPress.com/

Më Shumë

Kurban Bajrami, BIK publikon orën e faljes së namazit

Kurban Bajrami do të falet të mërkurën, më 27 maj 2026, në orën 05:40 në të gjitha xhamitë e Kosovës. Bashkësia Islame e Kosovës ka...

Arrestohet një person në Lubizhdë të Hasit, dyshohet se shtiu me armë gjatë një ahengu

Një person është arrestuar në fshatin Lubizhdë të Hasit në Prizren, pasi dyshohet se ka shtënë me armë zjarri gjatë një ahengu. Sipas raportit të...

Lajmet e Fundit