10 C
Prizren
E mërkurë, 24 Dhjetor, 2025

Smajl Latifi i përgjigjet kërkesës së kryetarit të Suharekës kundër lojërave të fatit

Pas vrasjes së 32 vjeçarit, Jetmir Alijaj në një kazino në qytetin e Suharekës, kryetari i komunës Bali Muharremaj ka paralajmëruar një peticion për shfuqizimin e ligjit për lojërat e fatit. Në përkrahje të kësaj ideje ka dalë edhe kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi.

Latifi përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se shumë shpejt ky peticion do të sillet edhe në komunën e Rahovecit.

“Mbyllja e këtyre lokaleve është e domosdoshme për ekonominë, sigurinë dhe të ardhmen tonë”, ka shkruar mes tjerash Latifi.

Shkrimi i plotë i Smajl Latifit:
Në përkrahje të plotë të iniciativës së kryetarit të Suharekës, Bali Muharremaj për peticionin rreth shfuqizimit të Ligjit për Lojërat e Fatit!

Këtë peticion së shpejti do ta sjellim edhe në Rahovec, ku pres që ta nënshkruajmë të gjithë qytetarët së bashku.

Mbyllja e këtyre lokaleve është e domosdoshme për ekonominë, sigurinë dhe të ardhmen tonë! Le të punojmë bashkë që në të ardhmen të mos kemi raste të vrasjeve, shkatërrimit të ekonomive e familjeve tona.

Peticioni në komunën e Suharekës për shfuqizimin e lojërave të fatit ka filluar sot nga ora 11:00, ku kryetari i kësaj komune, Bali Muharremaj ftojë të gjitha subjektet politike pa dallim, OJQ-të dhe secilin ta nënshkruajmë peticionin, në pikat që vendosen sot në qytet, Mushtisht dhe fshatra të tjera.

Muharremaj gjithashtu kërkojë edhe nga kryetarët e komunave tjera që t’i bashkëngjiten iniciativës së tij e më pas këto peticione t’i dorëzohen Parlamentit të Kosovës.

Pak ditë pas vrasjes së 32 vjeçarit në kazino të Suharekës, mbrëmë edhe një 31 vjeçar u vra në qytetin e Lipjanit pikërisht në një kazino./Insajderi.com

Më Shumë

Gjendje e rënduar energjetike në Prizren, digjen trafo

Prizreni vazhdon të përballet me krizë energjetike.   Mbrëmjen e së martës, si pasojë e mbingarkesës përkundër intervenimeve në disa zona, në lagjet “Bajram Curri” dhe...

Spitali i Përgjithshëm i Prizrenit furnizon Njësinë e Dializës me 45 karrige moderne

Spitali i Përgjithshëm i Prizrenit ka realizuar një investim të ri në kuadër të përmirësimit të kushteve për pacientët, duke furnizuar Njësinë e Dializës...

Lajmet e Fundit