Prizreni e Suhareka pajtohen për demarkacionin

Autoritetet komunale të Suharekës dhe ato të Prizrenit, të mërkurën, janë pajtuar për ndërmarrjen e masave të duhura ligjore për demarkimin apo caktimin e vijës ndarëse mes tyre. Një hap i tillë, sipas zyrtarëve të Komunës së Prizrenit, ka qenë i nevojshëm, meqë 40 hektarë prona kanë gravituar me Komunën e Suharekës, por që në fakt ndodhen në territorin e Komunës së Prizrenit.

Nënkryetari i Komunës së Prizrenit, Eshref Memaj, ka theksuar se në këto raste pronarët kanë mundur t`i nxjerrin listat poseduese si në Komunë të Prizrenit ashtu edhe në Komunë të Suharekës, dhe se është dashur që t`i jepet fund kësaj praktike, shkruan Koha Ditore.

Sipas tij, për këtë arsye një delegacion i Komunës së Prizrenit ka qëndruar në Komunën e Suharekës me qëllim të gjetjes së një zgjidhjeje për vijën ndarëse mes dy komunave.

“Komuna e Prizrenit dhe ajo e Suharekës kufirin ndarës e kanë te fshati Malësi e Re. Një pjesë e pronave, diku rreth 40 hektarë, kanë gravituar në territorin e Komunës së Suharekës, por faktikisht janë në territorin e Komunës së Prizrenit. Edhe listat poseduese ka pasur raste që pronarët i kanë nxjerrë në dy komuna, në Prizren e Suharekë. Meqë ka qenë pronë e Komunës së Prizrenit, kryetari i Komunës së Suharekës me neve ka rënë dakord që ajo pronë me u bart në Komunën e Prizrenit, pasi që është territor i yni”, ka thënë Memaj.

Ai ka pohuar se do të ndërmerren veprimet e duhura në këtë drejtim, ku pjesa dërrmuese e kësaj hapësire prej 40 hektarësh duhet të kalojë në evidencën e Komunës së Prizrenit, teksa nuk do të ketë ndryshim të gjendjes në disa prona shoqërore, që janë në shërbim të publikut.

Më Shumë

Totaj: Komuna e Prizrenit do të vazhdojë mbështetjen për gratë sipërmarrëse

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka marrë pjesë në Konferencën Nismëtare të projektit “E Ardhmja e Saj”, një iniciativë që synon fuqizimin...

Shpërblehet Mamusha

Kryetari i Komunës së Mamushës, Abdulhadi Krasniç, ka njoftuar se komuna që ai udhëheq është shpërblyer nga Ministria e Pushtetit Lokal dhe organizata Helvetas,...

Lajmet e Fundit