Prizren / U shënua Dita Botërore e Poezisë

Nënrkyetari i Komunës së Prizrenit, Eshref Memaj, së bashku me bashkëpunëtorët e tij, me rastin e 21 marsit – Ditës Botërore të Poezisë, mirëpriti poetin e njohur nga Rumania, akademikun Ion Deaconescu.

Poeti rumun është anëtar i Shkencave të Akademisë dhe laureat i shumë çmimeve letrare dhe njihet për përkrahjen e madhe dhe të vazhdueshme të shqiptarëve në Rumani.

Me rastin e Ditës Botërore të Poezisë, SHKA “FIDANI” në Prizren nën udhëheqjen e drejtuesit të saj, Berat Batiu, në Shoqërinë “AGIMI” promovuan librin “Poema për Natashën”, të autorit rumun.

Për poezitë e autorit, folën dhe deklamuan Xhemil Bytyqi, Berat Batiu dhe Festim Avdyli, të cilët e vlerësuan lartë prezencën e autorit në Prizren.

Më Shumë

Rahoveci shënon Ditën e Çlirimit, Latifi: Liria është amanet që duhet ruajtur

Të dielën e 14 qershorit, Komuna e Rahovecit ka shënuar Ditën e Çlirimit. Me këtë rast është organizuar edhe një seancë solemne në Kuvendin Komunal. Në...

Pas zgjedhjeve, flet Totaj: Klasës politike i duhet “refresh”

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka folur lidhur me zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në vend. Në një intervistë për Klan Kosovën, Totaj...

Lajmet e Fundit