2.7 C
Prizren
E premte, 26 Dhjetor, 2025

Samir Hoxha takon Oliver Zile dhe Beçë Cufajn

Gjatë qëndrimit në Gjermani së bashku me Ambasadorin e Republikës së Kosovës  Beçë Cufaj, shefi i Kabinetit të ministrit të Kulturës Rinisë dhe Sportit Samir Hoxha ka takuar Drejtorin e Panairit të Librit në Leipzig, Oliver Zile.

“E falenderova Drejtorin Zille për ofrimin e mundësisë për vendit tonë për të marrë pjesë në panairin e librit në Leipzig me autorët dhe stendën e posaçme” tha Hoxha, pas takimit dhe njofton se në emër të ministrit Gashi e ka ftuar Drejtorin e Panairit të Librit në Leipzig që ta vizitojë Kosovën .

“Në emër të Ministrit Gashi e kam ftuar z. Zile për vizitë në Kosovë me qëllim të thellimit të bashkëpunimit të mëtutjeshëm, me theks të veçantë për të diskutuar edhe për hapat përfundimtar drejt anëtarësimit zyrtar të Kosovës në TRDUKI”.

Drejtori Zile, tha më tej ai ka përgëzuar pjesëmarrjen e Republikës së Kosovës në këtë Panair, duke potencuar rëndësinë e vazhdimit të pranisë së Kosovës në këtë Panair dhe duke theksuar që ai dhe ekipi i tij drejtues edhe në të ardhmen do të bëjnë çdo gjë për të ndihmuar praninë e vlerave kulturore të Kosovës në këtë Panair.

“Paraqitja e Kosovës sivjet nuk është e rastësishme por nga ky vit, vendi ynë do ta shndërrojë në traditë pjesëmarrjen e vendit tonë në këtë Panair të rëndësishëm të Librit ku sidomos autorët luajnë një rol të rëndësishëm me prezantimet e tyre” tha shefi i Kabinetit të Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Samir Hoxha pas takimit.

Më Shumë

PDK-ja propozon Simir Krasniqin për Kryesues të Kuvendit Komunal të Prizrenit

Kryetari i PDK-së në Prizren dhe njëherësh kryetar i Komunës, Shaqir Totaj, ka njoftuar se në mbledhjen e sotme të Kryesisë së degës është...

Arrestohet një polic në Vërmicë, dyshohet se me ryshfet e lejoi një qytetar serb të hyjë në Kosovë

Inspektorati Policor i Kosovës ka arrestuar sot një zyrtar policor nën dyshimin për veprën penale “Marrje ryshfeti”. Ai dyshohet që për përfitime financiare ia mundësoi...

Shi dhe borë sot

Lajmet e Fundit