Muaji i Ramazanit fillon në maj

Muaji i shenjtë për myslimanët, Ramazani do të fillojë me 6 maj të këtij viti, apo edhe 48 ditë nga sot.

Besimtarët myslimanë këtë vit do të agjërojnë 28 ditë, transmeton Gazeta Metro.

Ramazani është muaji më i shenjtë për besimtarët myslimanë. Është muaji i nëntë të vitit në kalendarin hënor mysliman, në të cilin, sipas traditës islame, Profeti  Muhamed mori shpalljen e Kuranit “si udhërrëfyes për njerëzit me drejtësi dhe shpëtim”

Në muajin e Ramazanit besimtarët myslimanë janë të obliguar të agjërojnë nga lindja deri në perëndim të diellit. Agjërimi përfshinë privimin nga disa prej nevojave kyçe fiziologjike, siç janë: ushqimi, pirja, marrëdhëniet seksuale, etj.

Më Shumë

Ndahet nga jeta mësimdhënësi shumëvjeçar i shkollës “Zenun Çoçaj” në Gjonaj, Ismet Reka

Ka ndërruar jetë mësimdhënësi shumëvjeçar i SHFMU “Zenun Çoçaj” në Gjonaj të Hasit, Ismet Reka, duke lënë pas një trashëgimi të çmuar në fushën...

Mbi 12 mijë turistë u futën në Shqipëri në 12 orët e fundit

Pika kufitare e Morinës po përballet me fluks të lartë lëvizjesh, ndërsa qindra pushues nga Kosova dhe vendet e rajonit kanë zgjedhur bregdetin shqiptar...

Lajmet e Fundit