18.8 C
Prizren
E premte, 31 Tetor, 2025

“Mehmet Shehu ishte agjent britanik, plan të eleminonte Hoxhën”

“Ne shqiptarët i duam miqtë tanë me gjithë zemrën tonë dhe i urrejmë armiqtë tanë me gjithë zemrën tonë”. Kështu ishte shprehur njëherë Mehmet Shehu, njeriu i dytë më i rëndësishëm në Shqipërinë komuniste të Enver Hoxhës.

Kjo dikotomi të menduari, tipike për kulturën politike të kohës, ishte e vlefshme edhe për të. Natën e 17 dhjetorit 1981, Shehu vdiq në rrethana të pasqaruara sa duhet edhe sot.

Pothuajse një vit më vonë, Hoxha deklaroi se miku i tij i ngushtë për dekada në fakt ishte armiku më i keq dhe një tradhtar i egër.

Shehu kishte planifikuar në emër të CIA-s, të UDB-së jugosllave, KGB-së ruse dhe shërbimit sekret britanik (me të cilin mbante kodin BAB-008) për shumë vite me radhë likuidimin e Hoxhës, por në fund kreu vetëvrasje nga frika e zbulimit.

Vdekja misterioze e Shehut u pasua nga një fushatë për spastrimin e bandës së tij.

Ministri i Brendshëm, i Mbrojtjes, i Jashtëm dhe ai i Shëndetësisë, disa funksionarë të lartë të partisë dhe shumica e anëtarëve të familjes së Shehut u vranë ose vdiqën nëpër burgje.

Megjithatë, ‘bashkëpunëtorët e armikut’ kërkoheshin edhe në nivelet më të ulëta. Vala e shtypjes ishte një fenomen i përsëritur në Shqipërinë komuniste, që vazhdoi edhe në fazën e vonshme të stalinizmit. Dhe, si zakonisht në raste të tilla, denoncimet nga njëra anë dhe ritualet për sundimtarin nga ana tjetër përjetonin pikun.

Brenda aparatit të partisë-shtet pati akuza masive reciproke. Kishte thirrje nga të gjitha anët për shkatërrimin e ‘bandës së Shehut’ dhe për zgjerimin e valës së spastrimeve tek kolegë dhe të njohur.

“Armiqtë dhe tradhtarët do i shtrydhim si limon. Ata do marrin dënimin më të ashpër,” kërkonin komunistët në bazë, ndërsa vlerësonin ‘vigjilencën’ e Hoxhës dhe ‘pastrimin e trupit të shëndetshëm të partisë’.

Delegatët e udhëheqjes së partisë, që mbikëqyrnin ‘analizat’ e kolektiveve, njoftonin për ‘shumëfishimin’ e dashurisë për partinë dhe Enver Hoxhës dhe për ‘urrejtjen ndaj armiqve’./Tema

Më Shumë

Pas Kinollit, Abrashi bashkon forcat edhe me Erxhan Galushin për garën në Prizren

Kandidati për kryetar të komunës së Prizrenit nga LVV, Artan Abrashi pas marrëveshjes së arritur me Albert Kinollin, ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi edhe me...

Ndahet nga jeta Arben Fondaj, ish-lojtar dhe ish-anëtar i bordit të Yllit dhe FBK-së

Basketbolli kosovar humb një figurë të shquar. Klubi i basketbollit Golden Eagle Ylli nga Suhareka ka njoftuar me dhimbje ndarjen nga jeta të Arben...

Lajmet e Fundit