9 C
Prizren
E enjte, 14 Maj, 2026

Shoqata e Lojërave të Fatit: Polici që vrau punëtorin në kazino të Suharekës, militant i AAK’së

Vendimi i Kuvendit të Kosovës për mbyllja e lojërave të fatit ka shkaktuar pakënaqësi të madhe në Shoqatën e Lojërave të Fatit.

Kryetari i Shoqatës së Lojërave të Fatit, Istref Veliu, ka thënë se polici që ka vrarë punëtorin e kazino-s në Suharekë ka qenë militant i AAK-së.

Veliu ka thënë se asnjëherë nuk është marrë parasysh se vrasja në një pikë të lojërave të fatit ka ndodhur nga zyrtari i Policisë dhe me armën e shtetit.

“Ky zyrtar policor sipas deputetit Nait Hasani, ka qenë i afërm i juaji [bali Muharremajt, kryetar i Suharekës], i cili ju ka mbështet edhe gjatë fushatës. Kam informacioni prej anëtarëve të shoqatës që ai ka qenë një militant i zoti që ka mbështet AAK-në gjatë fushatës”, tha ai në RTV Dukagjini.

Kryetari i Shoqatës së Lojërave të Fatit, ka thënë se peticioni qytetarëve në Suharekë u është imponuar, pasi sipas tij është logjike që nëse dikujt i drejtohesh me kërkesën se nënshkruaj peticionin do t’i ndalim vrasjet, ata do të nënshkruajnë.

“Çka ka dashur të fshihet me këtë peticion, të mbrohet polici apo viktima?! Në këtë rast është dashur t’i thirret mendjes sepse siguria e përgjithshme është rrezikuar. Një polic shkon e vret një qytetar në vend të punës, atëherë është dashur të jetë brengë e të gjithëve. Në dy vendet që kanë ndodhur vrasje në lojërat e fatit janë vrarë punëtorët tonë që kanë mbajtur familje”, tha ndër të tjera Istref Veliu.

Më Shumë

Mbi 200 motoristë ngjiten në bjeshkët e Pashtrikut, përshkojnë ‘Shtegun e Lirisë’ në nderim të heronjve të UÇK-së

Mbi 200 motoristë nga Kosova dhe Shqipëria u ngjitën këtë të diel në bjeshkët e Pashtrikut, duke përshkuar “Shtegun e Lirisë” nga Kushnini deri në...

Një pjesë e segmentit në autostradën “Ibrahim Rugova” ende e bllokuar

Ka disa muaj që kjo rrëshqitje e dheut po e pengon komunikacionin e lirë dhe të sigurt në autostradën “Ibrahim Rugova”, më saktësisht në...

Lajmet e Fundit