18.8 C
Prizren
E martë, 16 Shtator, 2025

Masakra e Pastaselit I dhe II

Prof. dr. Sabahajdin Cena 

KUR KRISËN PUSHKËKT
NË “BREG TË DRINIT”

MASAKRA E PASTASELIT II

Vrasjet e Krasniqëve të Pastaselit

Përveç mysafirëve që gjetën strehim e  mikpritje në fshatin Pastasel, rrëzë  Zatriqit të Anadrinit, më 31 mars u vranë
dhe u msaakruan edhe banorët e fshatit Pastasel, fshat ky i dëshmorit të parë të Brigadës 124 “Gani Paçarizi”, Milaim Isa Krasniqi,i përjetësuar më 12 maj të  vitit 1998 gjatë luftimeve në Lugun e  Bardhatinit dhe i Fadil Selim Krasniqit,të përjetësuar më 31 mars të vitit 1999.

Kështu, më 31 mars u vranë e u masakruan:

Abaz Krasniqi, Ali Krasniqi, Avdi
Krasniqi, Avdyl Krasniqi, Bajram Kras-
niqi, Beqir Krasniqi, Fejzullah Krasniqi,
Halim Krasniqi, Hamdi Krasniqi, Hidajet
Krasniqi, Ismet Krasniqi, Jemin Krasniqi,
Mahmut Krasniqi, Mehmet Krasniqi, Maz-
llum Krasniqi, Muharrem Krasniqi, Resim
Krasniqi, Rexhep Krasniqi, Sahit Krasniqi,
Selim Krasniqi, Selim S. Krasniqi, Sulejman
Krasniqi, Shaban Krasniqi, Shaban C. Kras-
niqi, Vehbi Krasniqi dhe Vesel Krasniqi,
Po në këtë fshat ra heroikisht në altarin e lirisë edhe luftëtari Nuhi Sheremet Geci i  fshatit Llaushë të Skënderaajt.

Masakra e Pastaselit I

PALLUZHASIT E VRARË E TË
MASAKRUAR

Nuk diskutohet se pas masakrave në  Krushë të Madhe, në Krushë të Vogël, në Celinë, në Fortesë, në Hoçë të
Vogël, e në Brestos, masakrimet më  të mëdha forcat paramilitare, civilët e armatosur serboçetnikë, forcat policore e ushtarake serbe, i bënë më 31 mars të vitit 1999 në fshatin Pastasel ku përveç vendësve, ishin strehuar  edhe qytetarët e vendbanimeve të tjera dhe kështu nga Palluzha e Shani Hotit e Afrim Bajraktarit të përjetësuar në altarin e lirisë, u vranë edhe palluzhasit:

Adem Berisha, Ahmet Dulaj, Ahmet Ka-
bashi, Fazli Bajraktari, Ismet Bajraktari,
Isuf Berisha, Nesim Morina, Qazime
Bajraktari, Ramadan Dulaj, Veli Be-
risha, Xhafer Berisha dhe Zaim Morina.
As këtu nuk u kursyen as të moshuarit,
as gratë, e as fëmijët.

Kështu në këtë  ferr gjetën vdekjen gratë dhe fëmijët:

Ahmet A. Kabashi, 1998, Qazime
Bajraktari, 1934 dhe Zaim Morina,1980.
Gjatë luftimeve, brenda fshatit Palluzhë, te “Lugu i Doganit” u përjetësuan dy dëshmorë:

Afrim Xhavit Bajraktari, i  lindur më 18 qershor të vitit 1971, e i  përjetësuar më 5 shtator të vitit 1998, dhe Shani Muharrem Bajraktari, i lindur më 23 nëntor të vitit 1954 e i  përjetësuar më 5 shtator të vitit 1998.

LAVDI PALLUZHASVE TË MARTIRËZUAR!
LAVDI DËSHMORËVE TË KOMBIT!

Më Shumë

Në muajin korrik kanë vdekur 876 persona në Kosovë

Gjatë muajit korrik 2025, në Kosovë janë regjistruar gjithsej 876 raste të vdekjeve, përfshirë ato të ndodhura brenda dhe jashtë vendit, sipas të dhënave...

Punime të paligjshme në tokë publike – sekuestrohen eskavatori dhe kamioni në Dedaj të Hasit

Dy persona janë kapur duke kryer punime pa leje, duke uzurpuar dhe dëmtuar një pronë publike në fshatin Dedaj të Hasit . Ngjarja është...

Lajmet e Fundit