10.8 C
Prizren
E martë, 26 Nëntor, 2024

Ministri Gashi mori pjesë në Konferencën e Kuvendit të të Rinjve

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, mori pjesë në Konferencën e Kuvendit të të Rinjve, e cila u organizua me rastin e përfundimit të projektit të financuar nga MKRS-ja, “Aktivizmi qytetar përmes aktivizimit rinor”.

Me këtë rast ministri Gashi tha se “Puna që e keni bërë nëpër vende të ndryshme të Kosovës, përkon edhe me kërkesat e mia si ministër për ta pasur një dokument me një strategji të re e cila përfshinë ato që ju i keni thënë dhe i keni nxjerrë nga diskutimet nëpër komuna. Ajo që ishte e veçantë është se ne kemi filluar ndryshimin e ligjit për pjesëmarrjen e rinisë. Jam i vetëdijshëm që mosha e kufizuar deri në 24 është e ulët sepse edhe ata 28, 29 i takojnë moshës rinore”.

Po ashtu, ministri Gashi tha se Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporti ka një fond i cili i mbështet projektet për të rinj “MKRS tashmë e ka një fond të ri me 1 milion e 100 mijë euro i cili mbështet aktivitetet e të rinjve. Të rinjtë e kanë një partner i cili do ti mbështes dhe ai është Kuvendi i të Rinjve të Kosovës”.

“Për herë të parë ne kemi filluar edhe pjesën e platformës për vullnetarë, dhe tashmë vullnetarët bëhen pjesë e dokumenteve dhe puna vullnetare njihet si përvojë pune. Të rinjtë do të përgatiten dhe do të jenë të gatshëm për tregun e punës. Për një periudhë shumë të shkurt kemi arrit në Kosove të kemi projekte në të cilat kanë marrë pjesë rreth 300 të rinj dhe kjo është shumë e rëndësishme që në vendin tonë mos të kemi të rinj pasiv mirëpo të merren me aktivitete rinore” shtoi ministri Gashi.

Ndërkaq, Sekretari i Kuvendit të të rinjve të Kosovës, Ndriqim Qekaj tha se ky projekt është bërë në 7 regjione, Prishtinë, Gjakovë, Pejë, Gjilan, Ferizaj, Mitrovicë, Prizren, mirëpo janë përfshirë edhe komuna të tjera përreth. Në aktivitet numri i pjesëmarrësve ka arrite në 315.

Më Shumë

Rruga e paasfaltuar, banorët e Krushës së Madhe kërkojnë zgjidhje

Banorët e Krushës së Madhe të Rahovecit janë ankuar në emisionin e mëngjesit “Adresa e Ankesave” se rruga në këtë vend është e paasfaltuar...

Prizreni synon një tjetër triumf, sfidon Beharin në ‘Përparim Thaçi’

Kampioni aktual i Ligës së Dytë të Kosovës, FC Prizreni, është gati për një tjetër sfidë të rëndësishme teksa pret KF Beharin në stadiumin...

Lajmet e Fundit