8.9 C
Prizren
E martë, 4 Nëntor, 2025

UPZ arrin marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin WSB të Polonisë

Universiteti “Ukshin Hoti” ka arritur marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin ËSB të Polonisë. Marrëveshja është nënshkruar të mërkurën nga u.d. Rektori i UPZ-së, Prof. Asoc. Dr. Ismet Temaj dhe Profesor Zdzislawa Dacko-Pikiewicz, rektore e UËSB.

Marrëveshja përfshinë shkëmbimin e studentëve, stafit, materialeve shkencore dhe didaktike, organizimin e projekteve të përbashkëta edukative dhe hulumtuese, bashkëpunim në programet e Bashkimit Evropian dhe programe të tjera institucionale, programet verore dhe diploma të përbashkëta. Bashkë me rektorin Temaj në Poloni po qëndrojnë edhe dekani i ekonomikut, Prof. Asoc. Dr. Halil Kukaj dhe profesori dhe anëtari i Këshillit Drejtues të UPZ-së Prof. Ass. Dr. Artan Nimani, i cili ka iniciuar bashkëpunimin në mes të dy institucioneve.

Rektori Temaj e vlerësoi lartë arritjen e kësaj marrëveshje e cila do t’i shërbejë interesave të dy institucioneve dhe do të përfitojnë studentët dhe stafi i UPZ-së.

Gjatë kësaj vizite ata po marrin pjesë në punimet e konferencës “3rd international staff week 8-11 Prill”, ku po marrin pjesë edhe universitete nga shumë vende të botës.

Qëllimi i konferencës është promovimi i idesë së internacionalizimit dhe forcimi i partneritetit ndërkombëtar. “Staff Week” do të mundësojë shkëmbimin e informacionit midis pjesëmarrësve në çështjet e menaxhimit të internacionalizimit të mobilitetit të studentëve me Erasmus +, organizimin e praktikave më të mira, përfitimet e studimit dhe përvojës jashtë vendit, mësimin e gjuhëve të huaja, mundësinë e krijimit të programeve të përbashkëta, etj..

Pjesëmarrësit në mënyrë aktive po marrin pjesë në diskutime dhe po kontribuojnë me prezantimet e tyre për tema të ndryshme duke shkëmbyer përvojat nga institucionet e tyre.

Më Shumë

Vashat e Bashkimit fitojnë derbin ndaj Pejës 03

Në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren, skuadra e Bashkimit ka arritur fitore të rëndësishme në kuadër të Superliga Femrat, duke mposhtur Peja 03 me...

34-vjeçari bie nga skeletet dhe vdes- Ky është pronari i kompanisë nga Malisheva që u arrestua, kishte urdhër për ndalimin e punimeve

Një punëtor ka vdekur të mërkurën derisa ishte duke punuar në një objekt ndërtimi në Prizren. Rreth orës 13:30 në lagjen “Bajram Curri” ai...

Lajmet e Fundit