Rahovec / Latifi e Morina pajtohen për bashkëpunim

Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka pritur në takim komandantin e stacionit policor në këtë komunë, kapiten Fazli Morinën.

Në këtë takim, Latifi e Morina janë pajtuar për vazhdim të bashkëpunimit në mes të dy institucioneve për të mirën e sigurisë së qytetarëve të Rahovecit.

“Me komandantin e ri të stacionit policor në Rahovec, kapitenin Fazli Morina u dakorduam për të vazhduar bashkëpunimin jashtëzakonisht të mirë në mes të institucioneve për të mirën dhe sigurinë e qytetarëve të Rahovecit”, ka thënë Latifi pas takimit me Morinën.

Më Shumë

Kurti në Has vlerëson sakrificën e dëshmorëve dhe rolin e sportit

“Qeveria do të jetë mbështesë çdo iniciativë sportive”. Kështu deklaroi kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, i cili mbrëmë i shoqëruar edhe nga...

Prizreni vazhdon shenjëzimin rrugor, ripërtërihet shtegu i biçikletave në qytet

Drejtori i Shërbimeve Publike, Islam Ukimeri, ka përcjellë nga afër punimet për shenjëzimin horizontal dhe vertikal, të cilat po realizohen sipas planit në gjithë...

Lajmet e Fundit