10.8 C
Prizren
E diel, 5 Maj, 2024

Prizren/ Braktisi Vetëvendosjen, i bashkohet LDK-së

Ish-ushtruesi i detyrës së kryetarit të Pikës së Lëvizjes Vetëvendosje në Zhur, Rrahim Susuri i është bashkuar LDK-së.

Atij mirëseardhje i ka uruar kuvednari i LDK-së, Behar Begaj.

“Mirë se erdhe në shtëpinë e madhe të vlerave!” uron Begaj

Susuri, vitin e kaluar pati dhënë dorëheqje nga ky subjekt politik.

Ai, në arsyen e dorëheqjes, ka akuzuar kryetarin e Prizrenit, Mytaher Haskukën nuk qëndroi besnik premtimeve të dhëna gjatë fushatës zgjedhore, shkruan “PrizrenPress”.

“Pesë muaj të tëra nuk e pa të udhës as të na takojë”, tha Sususri.

“Komunikimi u ndërpre, u harruam, u anashkaluam deri në përbuzje”.

“Gjatë fushatës na u premtua se Zhuri me Lumën do të ketë përfaqësim në Kabinetin e kryetarit Haskuka, por ky premtim si duket ishte vetëm sa për votë”.

Ish kryetari i LVV- së në Zhur, Rrahim Susuri, i bashkohet degës së LDK- së“ Në kabinetin e kryetarit dhe nëpër drejtori u rehatuan “dostat” e tij”.

“Të gjitha këto si duket të dirigjuara nga ai “dosti” kryesor Jeton Jagxhiu, i cili si duket vendosë gjithçka edhe për qeverisjen edhe për koalicionet edhe për punësimet”.

“ Të gjitha këto të miratuara edhe nga kryetari Haskuka”.

“ U harrua Zhuri, u harrua Luma, iu dhanë tanë meritat shoqërisë e iu mohuan aktivistëve e qytetarisë”.

“Katër herë nuk jam pranuar në takime nga stafi i kryetarit. Katër kërkesa të shpërfillura prej tyre”.

“Ndërprerja e komunikimit mes qeverisë komunale dhe Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje! në Prizren si duket është realitet i dhimbshëm. Por më e dhimbshme për mua është shkëputja e marrëdhënieve të qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje me aktivistët a Zhurit dhe Lumës! “.

“Unë nuk mund të vazhdojë të jetojë me dhimbje të tilla që të shkaktojnë njerëzit të cilëve u ke besuar dhe u ke ndihmuar në momentet më të vështira”. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Humb jetën një grua shtatzënë në Spitalin e Prizrenit

Të premten në Spitalin Rajonal të Prizrenit, më saktësisht në repartin e Gjinekologjisë ka ndërruar jetë një grua shtatzënë. Siç bëhet e ditur në raportin...

Dy personat e vdekur në aksident janë nga Prizreni

Dy persona kanë vdekur si pasojë e një aksidenti mes një motoçiklete dhe një veture qe ka ndodhur në Shirokë të Suharekës. Dy personat e...

Lajmet e Fundit