Trashëgimia kulturore korçare ekspozohet në Prizren

Qendra Rajonale e Trashëgimisë Kulturore e Qarkut të Korçës do të hapë të premten, më 19 prill 2019, në Prizren ekspozitën ‘Grafika të trashëgimisë kulturore të Korçës”.

Kjo ekspozitë organizohet në bashkëpunim edhe me Qendrën Rajonale të Trashëgimisë Kulturore në Prizren dhe mbahet në kuadër të kalendarit kulturor në mes Kosovës dhe Shqipërisë.

QRTK në Prizren njofton se në kuadër të kalendarit të përbashkët kulturor vjetor të nënshkruar, të premten me datë 19.04.2019 në ora 19:00 në Galerinë e Hamamit të Gazi Mehmet Pashës, hapet ekspozita “Grafika nga Trashëgimia Kulturore e Qarkut Korçë”.

Me moton ‘Përmes trashëgimisë nga Korça në Prizren’ përmes grafikave të ndryshme gjatë ekspozitës do të ekspozohen asete të shumta të trashëgimisë kulturore të Korçës.

Më Shumë

Emilja Rexhepi paralajmëron zgjedhje të reja

Ish-zv-kryeministrja dhe ish-nënkryetarja e Kuvendit, Emilja Rexhepi, ka paralajmëruar se Kosova mund të shkojë sërish në zgjedhje të jashtëzakonshme nëse nuk arrihet marrëveshje për...

Diskutohet progresi i Masterplanit të Hapësirave Publike të Prizrenit

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur përfaqësuesit e GIZ Kosovo nga komponenta e Zhvillimit Urban Qarkor (Kosovo4Green) dhe përfaqësuesit e kompanisë Urban Plus,...

Lajmet e Fundit