13.7 C
Prizren
E mërkurë, 25 Mars, 2026

BD-ja përkrahet fuqishëm në Poslisht

zafa nposlishtKandidati i Bashkimit Demokratik, Zafir Berisha është takuar me banorët e fshatit Poslisht. Ai ka kërkuar nga banorët e këtij fshati që të jenë unik në këto zgjedhje.

“Shpresa e vetëm për qytetarët e Komunës sonë është numri 74 dhe Bashkimi Demokratik me kandidatët e sajë më të mirë për Kuvendin e Prizrenit”, tha Berisha.

Ai tha se është nevojë urgjente dhe prioritet për demokracinë në Kosovë që të dalim në zgjedhje, dhe në mënyrë demokratike t’i japim fund garniturës politike, e cila po e dëmton rënd imazhin e Prizrenit dhe Kosovës si dhe perspektivën evropiane.

Banorët e fshatit Poslisht por edhe të fshatrave tjerë të Vrrinit janë shprehur të zhgënyer me investimeve jo cilësore që po bën pushteti aktual.

“Ne garantojmë se me ardhjen e Bashkimit Demokratik institucionet Komunale do të vihen në shërbim të qytetarëve dhe paraja publike nuk do të keqpërdoret siç është keqpërdorur deri me tani dhe të gjithë ata që kanë keqpërdorur me paranë publike do të përgjigjen para organeve të drejtësisë”, tha Berisha/PrizrenPress.com/

 

Më Shumë

Për 320 vende, mbi 1 mijë aplikantë në Forca e Sigurisë së Kosovës

Kur kanë mbetur edhe pak ditë deri në mbylljen e konkursit për pranimin e 320 ushtarëve të rinj në Forca e Sigurisë së Kosovës,...

Lirohet Gjesti

Reperi Besart Kelmendi, Gjesti, është liruar nga paraburgimi. Lajmin e ka bërë të ditur për Nacionalen avokati i tij Artan Qerkini. Gjesti ishte ndaluar për tri...

Lajmet e Fundit