Berisha: Koalicioni ka mundur të funksionojë edhe më mirë

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Zafir Berisha, ka vlerësuar se koalicioni qeverisës ka mundur të funksionojë edhe më mirë, por është ballafaquar me mungesë të numrave në Kuvend.

Megjithatë, ai ka thënë se opozita nuk i ka numrat për ta rrëzuar qeverinë aktuale.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Berisha ka deklaruar se problemi është se nëse shkohet në zgjedhje në këtë kohë sa mund të përmirësohet situata.

Prandaj, sipas tij, partitë duhet të diskutojnë për kohën se kur duhet të mbahen zgjedhjet.

Berisha ka folur edhe për dialogun me Serbinë, për të cilin proces ka thënë se është në rrugë të gabuar.

Për të pasur sukses ky proces, ai ka thënë se faktori politik duhet t’i unifikojnë qëndrimet, në të kundërtën këto bisedime bartin rreziqe serioze për Kosovën dhe rajonin.

Më Shumë

Rahoveci shënon Ditën e Çlirimit, Latifi: Liria është amanet që duhet ruajtur

Të dielën e 14 qershorit, Komuna e Rahovecit ka shënuar Ditën e Çlirimit. Me këtë rast është organizuar edhe një seancë solemne në Kuvendin Komunal. Në...

Mjeku për sulmin me thikë ndaj 27-vjeçarit në Prizren: Nuk mundëm ta shpëtonim, kishte lëndime në gjoks

Një 27 vjeçar e ka humbur jetën sot si pasojë e plagëve të marra nga një mjet i mprehtë pas përleshjes që ka ndodhur...

Lajmet e Fundit