Prizren / Orari i dëgjimeve publike për Kornizën Afatmesme Buxhetore 2020-2022

 

Komuna e Prizrenit vazhdon me organizimin e dëgjimeve publike lidhur me Kornizën Afatmesme Buxhetore 2020-2022.

Sipas agjendës së paraparë, nesër, më 23 prill 2019 (e martë), nga ora 10:00 do të organizohet dëgjimi publik nga ana e Drejtorisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Dëgjimet publike mbahen në sallën e Kuvendit Komunal në Shtëpinë e Bardhë.

Më poshtë gjeni agjendën e plotë të dëgjimeve publike për këtë javë lidhur me KAB.

23 PRILL (E MARTË)
-Drejtoria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (në ora: 10:00-12:00)

24 PRILL (E MËRKURË)
-Drejtoria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural (në ora: 10:00-12:00
-Drejtoria e Shërbimeve Publike (në ora: 13:00-15:00)
-Drejtoria e Shëndetësisë (në ora: 15:00-17:00)

26 PRILL (E PREMTË)
-Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (në ora: 10:00-12:00)
-Drejtoria e Arsimit (në ora: 14:00-16:00)

Më Shumë

Vrasja në Kobaj të Prizrenit: Një tjetër në gjendje të rëndë

Një vrasje ka ndodhur sot në fshatin Kobaj në Prizren. Pas përleshjeve mes dy familjeve (kushërinjve), një 27 vjeçar e ka humbur jetën si pasojë...

Nesër i jepet lamtumira e fundit të riut nga Malisheva që vdiq në Itali

Nesër do të bëhet varrimi i të riut Miridon Sefer Krasniqi, i cili u mbyt derisa po lahej në një lumë në Orzinovi të...

Lajmet e Fundit