“Syri i Popullit” kishte planifikuar vrasjen e imamit nga Prizreni

Në mesin e politikanëve e të ashtuquajturve tradhtarë të kombit, “Syri i Popullit” kishte listuar edhe klerikë fetarë. Kishte urdhëruar vrasjen e njërit prej tyre, ndërkaq kishte vendosur ultimatum për të gjithë.

Organizata e dyshuar kriminale, në listat e saj kishte vendosur emrin e imamit nga Prizreni, Irfan Salihu.

“Vritet imami i Prizrenit, Irfan Salihu”, theksojnë dokumentet e “Syrit të Popullit”, që ishin përgatitur në mbledhjet e kësaj organizate në vitin 2017.E përveç planifikimit për atentatin ndaj Irfan Salihut, planifikohej vendosja e një ultimatumi për të gjithë klerikët fetarë. Planifikohej t’i kërkohej klerikëve fetarë të hiqnin mjekrat.

“Lëshohet komunikata duke theksuar se brenda një muaji në gjithë hapësirën shqiptare të gjithë klerikët fetar t’i hjekin mjekrat, në të kundërtën vriten”, thuhet në dokumentet e “Syrit të Popullit”, të cilat i ka siguruar si dëshmi Prokuroria Speciale e Kosovës.

Po ashtu, planifikohej të vendosej urdhër ndaj klerikëve fetarë. T’i imponohej atyre që të lexojnë 15 romane në gjuhën shqipe brenda vitit.

“Predikuesit e feve ta mësojnë historinë shqiptare aq sa e mësojnë nxënësit e shkollave të mesme. Të lexojnë së paku 15 romane shqip në vit”, theksojnë dokumentet të klasifikuara si top sekrete të kësaj organizate.

Lexojeni hulumtimin e plotë:

Më Shumë

Arrestohet një person pas vdekjes së 26-vjeçarit në vendin e punës në Prizren

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person lidhur me rastin tragjik të ndodhur në Prizren, ku një 26-vjeçar ka humbur jetën...

Gjendet në “Shatërvan” fëmija 4-vjeçar i raportuar si i zhdukur në Prizren

Një fëmijë 4-vjeçar, i cili ishte raportuar i zhdukur në Prizren, është gjetur disa orë më vonë në gjendje të mirë shëndetësore. Rasti u raportua ...

Lajmet e Fundit