PDK në Prizren : Komuna përbuzi gjuhën shqipe

Partia Demokratike e Kosovës(PDK) në Prizren, ka reaguar ndaj përdorimit të gjuhës shqipe në projektin “Një kafe turke”, në këtë qytet.

Sipas këtij subjekti politik, në këtë aktivitet gjuha shqipe është përbuzur.

Reagimi i plotë dhe pa ndërhyrjeje i PDK-së

Qeverisja komunale e Prizrenit, sot paska bërë skandalin e radhës, ku në qytetin ku jetojmë mbi 90 % është shumicë shqiptare, ndërsa sot përmes këtij skandali gjuha jonë shqipe përbuzohet, duke u vendosur si gjuhë dytësore.

Nuk po e dijmë se apo jetojmë në Turqi apo në Kosovë, ku me veprimat e tilla të sotme nga të paditurit, ja humbin edhe vlerat qytetit tonë.

Në qytetin e artit, të kulturës, të sportit, të dijes, të shkencës, në qytetin e tolerancës ndërfetare dhe të bashkëjetesës, të bëhen skandale të tilla, është injorim i madh dhe përbuzim që po bëhet qëllimshëm prej këtyre injorantëve.

Në qytetin e djepit të kulturës, dhe në kryeqytetin historik të të gjithë Shqiptarisë, i cili qytet ndër shekuj gjatë historisë që nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit, e deri në luftën e fundit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të bëhen veprime të tilla është skandaloze, ku për çlirimin dhe pavarësinë e vendit, ata që dhanë më së shumti duke mos kursyer as jetët e tyre, nga veprimet e sotme idioteske, është përpjekje për ta njëllos historinë tonë të lavdishme të shkruar me gjak ndër shekuj.

Askush nuk e ka mendu që do të vie kjo ditë që Prizrenin, do ta udhëheqin të paditurit dhe injorantët, që nuk e dijnë as historinë e vendit të tyre ku jetojnë dhe veprojnë.

Andaj kërkojmë që menjëherë kryetari i komunës së Prizrenit, dhe kryetari i degës së subjektit politik prej nga vjen drejtori i DKRS-së Ehat Oreshka, ta shkarkojnë urgjentisht drejtorin në fjalë.

Besojmë që qytetarët e Prizrenit, janë bind definitivisht se për kën kanë votuar, për ta udhëhequr qytetin më të rëndësishëm në Republikën e Kosovës-Prizrenin.

Më Shumë

Përplaset me trotinet një këmbësor në Prizren, i lënduari dërgohet në QKUK

Një aksident trafiku me lëndime të rënda është regjistruar në Prizren, ku janë përfshirë një trotinet dhe një këmbësor. Sipas burimeve të Sinjalit, aksidenti ka...

Katër persona lëndohen në një aksident ku u përfshinë tri vetura në Malishevë

Katër persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident në Malishevë ku u përfshinë tri vetura. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin...

Lajmet e Fundit