Ariut të rrezikshëm në Prizren rekomandohet t’i ndërrohet lokacioni

Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës në kuadër të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka kërkuar ndihmë edhe nga Forcat e Sigurisë së Kosovës për menaxhimin e situatës së sigurisë në fshatin Pouskë të Prizrenit, të krijuar pas sulmeve nga ariu i murrmë.

Sipas njoftimit të AMMK-së, një ekip nga njësia ndërlidhëse e FSK-së për reagim në rastet e krizave së bashku me disa anëtarë të komisionit të formuar nga kjo agjenci, kanë dalë në vendin e ngjarjes. Kësisoj autoritetet përgjegjëse kanë vlerësuar se zgjidhja më e mirë për ta tejkaluar situatën është ndërrimi i lokacionit për ariun e murrmë, shkruan sot Koha Ditore.

Në njoftim shkruan se në përgjigje të shqetësimeve të fundit të banorëve të fshatit Pouskë të Komunës së Prizrenit në lidhje me dëmet e shkaktuar nga ariu i murrmë (kafshë e egër e mbrojtur me ligj), Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, përkatësisht Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës ka emëruar një Komision për vlerësimin e masave që duhet të ndërmerren për mbrojtjen e banorëve dhe pasurisë së tyre të shkaktuara nga ariu i murrmë.

Më Shumë

17-vjeçari nga Malisheva humb jetën duke punuar në Ulqin

Një rast i rëndë është shënuar të shtunën në Ulqin, ku 17-vjeçari me inicialet E.K., nga Malisheva, raportohet se humbi jetën teksa ishte duke...

Shënohet 148-vjetori i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit

Lidhja Shqiptare e Prizrenit mbetet një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë sonë kombëtare dhe një pikë referimi në rrugëtimin politik e kulturor...

Lajmet e Fundit