17.9 C
Prizren
E diel, 10 Maj, 2026

Në territorin e Prizrenit themelohen 3 vendgjueti të përbashkëta

Organet komunale të Prizrenit kanë miratuar vendimin për rithemelimin e vendgjuetive të përbashkëta.

Kësisoj në vend të 5 vendgjuetive që ishin caktuar në vitin 2011, me vendimin e aprovuar në mbledhjen e fundit të Kuvendit të Komunës janë krijuar 3 sosh.

Këshilltarët opozitarë, veçanërisht nga radhët e PDK-së kanë kundërshtuar rithemelimin e vendgjuetive të përbashkëta, ndërkohë që ata të koalicionit qeverisës e kanë cilësuar si veprim të domosdoshëm për mbrojtjen e faunës në malet e territorit të Komunës së Prizrenit, shkruan sot Koha Ditore.

Drejtori i Bujqësisë në Komunën e Prizrenit, Egzon Elshani, ka sqaruar se ekziston një vendim i Inspektoratit qendror të pylltarisë dhe gjuetisë, i cili detyron Komunën e Prizrenit për rithemelimin e vendgjuetive.

Simir Krasniqi i PDK-së ka theksuar se grupi i këshilltarëve të këtij subjekti politik kundërshtojnë propozimin e Ekzekutivit për themelimin e vendgjuetive të përbashkëta në territorin e Komunës së Prizrenit, pasi që konsiderojnë se “shoqata të pandërgjegjshme janë duke e shkatërruar çdo ditë e më shumë faunën dhe speciet e rrezikuara me ligj”. Por kryesuesi i KK-së, Artan Abrashi, ka vlerësuar se pikërisht për mbrojtjen e kafshëve duhet të themelohen vendgjuetitë e përbashkëta.

Getoar Besimi i PDK-së ka theksuar se vendgjuetia Koretniku, Sharri 1 dhe Sharri 2 janë përfshirë edhe në zonat e Parkut Nacional dhe se “rrjedhimisht bien në kundërshtim me Ligjin për Planifikim Hapësinor dhe Parkun Nacional ‘Sharri’”.

KK-ja me shumicë të thjeshtë të votave ka miratuar vendimin për rithemelimin e vendgjuetive të përbashkëta në territorin e Komunës së Prizrenit, duke autorizuar Ekzekutivin që të zbatojë procedurat përkatëse për funksionalizimin e tyre, por vetëm pas konfirmimit ligjor nga MAPL-ja….(

Më Shumë

Përkujtohen dëshmorët e Brigadës 60 në Greiçec të Suharekës

Në fshatin Suharekë është mbajtur një ceremoni përkujtimore në nder të dëshmorëve të Brigadës 60, ku janë kujtuar luftëtarët që ranë gjatë luftës çlirimtare. Në...

Ferma familjare në Suharekë: Punë pa ndalë dhe sfida të përditshme për mbi 100 krerë bagëti

Meraklinjtë e mbarështimit të gjedhëve në Komunën e Suharekës, si Avni Gashi, kanë arritur t`i përmirësojnë kushtet në stallat e bagëtive. Ky fermer kujdeset...

Lajmet e Fundit