Arrestohet shoferi që goditi këmbësorin dhe iku nga vendi i ngjarjes në Prizren

Policia në Prizren ka arrestuar të dyshuarin që goditi me veturë këmbësorin në rrugën e fshatit Nashec.

I dyshuari dy ditë më parë pasi kishte shkelur këmbësorin kishte ikur nga vendi i ngjarjes.

Zëdhënësi i Policisë në Prizren, Shaban Osmanollaj tha se identifikimi dhe arrestimi i të dyshuarit është bërë pas një angazhimi intensiv të policisë.

“ Pas një pune intensive policia ka arritur të gjejë veturën me të cilën është goditur këmbësori dhe kemi arrestuar të dyshuarin” , ka thënë Osmanollaj për “PrizrenPress”.

Dy ditë më parë në rrugën për fshatin Nashec, një këmbësor është goditur me veturë.

Ai, ka pësuar lëndime të rënda trupore, ku si pasojë mjekët kanë qenë të detyruar të bëjnë ndërhyrje kirurgjike.

Zëdhënësi Osmanollaj, tha ndërkaq se i dyshuari që ka shkaktuar këtë aksident, pas arrestimit është dërguar në mbajtje./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Diskutohet progresi i Masterplanit të Hapësirave Publike të Prizrenit

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur përfaqësuesit e GIZ Kosovo nga komponenta e Zhvillimit Urban Qarkor (Kosovo4Green) dhe përfaqësuesit e kompanisë Urban Plus,...

GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich e vizituan qytetin e Prizrenit

Studentët e Gess Who! – Unionit për Shkenca Humane, Sociale, dhe Politike në ETH Zürich, u nisën në udhëtimin e parë ndërkombëtar studimor të...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit