Gjendet këlyshi i ariut të murrmë në Prizren (Video)

Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit, ku kanë njoftuar se ariu i murrmë i është kthyer territorit të parkut aty ku edhe përket.

Sipas AMMK-së, Këlyshi i vogël i llojit të ariut të murrmë i pagëzuar “Sharri”, i cili me datën 28.02.2019 ishte pranuar nga stafi i Drejtorisë për Administrimin e Parkut Kombëtar “Sharri” nga një banor i Komunës së Prizrenit, i është kthyer habitatit të tij natyrorë në territorin e Parkut aty ku edhe përket.

Në videon e publikuar nga AMMK shihet se ariu gëzon shëndet të mirë dhe është nën mbikëqyrje të personave kompetent.

Sikurse shihet edhe nga videoja ariu gëzon shëndet të mire dhe është i lirë.

“Ai ishte marrë në mbikëqyrje të personave kompetent nga DAPK “Sharri”, pasi që në momentin e pranimit nuk ishte i gatshëm të kthehej në natyre”, thuhet mes të tjerash në shkrimin e tyre.

Më Shumë

Lagjja e Shehut shpallet kampion i turneut tradicional “Java e Dëshmorëve të Hasit”

Lagjja e Shehut është shpallur kampion i turneut tradicional “Java e Dëshmorëve të Hasit” në futsall, për nder të Dëshmorëve të Hasit, duke e...

Kosova mirëpret çlirimtarët, historia tashmë ka folur

Qazim Thaçi Tashmë, siç duket, janë konsumuar pothuajse të gjitha pretendimet kundër ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit