Ariu dhe analfabetët e shtetit

Shkruan: Blerim Latifi

Në vendimin për asgjësimin e ariut, tanimë të famshëm, me ra në sy një “margaritar”, nga ata që vetëm analfabetët dinë të na japin. Aty thuhet se “ariu është një individ i rrezikshëm…”. Paramendo, ariu individ, dmth një qenie e vetëdijshme, e pajisur me liri të vullnetit dhe rrjedhimisht e përgjegjshme për veprimet e veta! Termi “individ”, në botën normale, përdoret për për këto qenie, pra për njerëzit, e jo për kafshë e gjësende.

A me qeshë, a me qajtë? Të dyja bashkë, sepse kemi të bëjmë me një rast dhe situatë tragjikomike.

Të gjitha institucionet e shtetit janë të mbushur me analfabetë të tillë, që përditë nxjerrin ligje dhe marrin vendime për këtë shoqëri. Ndërkaq, politikanët vazhdojnë me atë që dinë të bëjnë më se miri: të flasin për të ardhmen e ndritur të kombit.

Më Shumë

Shpërthim në oborrin e një shtëpie në Prizren, policia jep detaje

Një shpërthim i dyshuar me granatë dore ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së hënës në Prizren, duke shkaktuar dëme të...

Vdes gruaja nga aksidenti në autostradë, në gjendje të rëndë burri i saj

Ka vdekur gruaja që u lëndua rëndë në aksidentin e ndodhur pak më parë në Autostradën “Ibrahim Rugova”. Sipas burimeve të gazetares Arbreshë Uka brenda...

Lajmet e Fundit