6.8 C
Prizren
E diel, 7 Dhjetor, 2025

Nxënësit e Malishevës stërviten për mbrojtje në rastet e tërmeteve

Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave organizoi sot në Malishevë stërvitjen shkollore me simulator, për kujdes, mbrojtje dhe zvogëlim të rreziqeve në rastet e tërmeteve.

Kjo stërvitje u realizua në bashkëpunim me Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe Drejtorinë për Arsim dhe Edukim të Malishëves, ndërsa asistuan edhe zjarrfikësit, policia dhe shërbimi i urgjencës.

Fillimisht, ekspertët e kësaj fushe të AME-së, kanë mbajtur ligjërata për tërmetet dhe rrezikun nga tërmetet, si dhe për mbrojtjen në rastet e tërmeteve, pavarësisht se ku dhe kur mund të ndodhin ato.Pas këtyre ligjëratave, është mbajtur edhe stërvitja e improvizuar në rastet e tërmetit në një kamion special, kur nxënësit mund të jenë në shkollë. Ata janë mësuar se si të mbrohen, si duhet të largohen nga bankat, qëndrimin që duhet të mbajnë deri në largimin e rrezikut, si dhe daljen nga objekti.

Po ashtu, ekspertët e AME-së, ju kanë shpjeguar edhe anën psikologjike dhe reagimin që duhet të kenë në raste të tilla.Kjo stërvitje, është mbajtur me nxënësit e SHFMU “Ibrahim Mazreku” në Malishevë.

Më Shumë

Zhduket i mituri në Prizren, nëna e raporton rastin në polici

Një i mitur është raportuar i zhdukur nga nëna e tij në Prizren. Sipas policisë, rasti ka ndodhur më 21 nëntor në rrugën “Xhavit...

Totaj takon drejtuesit e “Hidroregjionit Jugor”, diskutohet zgjerimi i rrjetit të ujësjellësit

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka zhvilluar sot një takim me përfaqësuesit e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor”. Sipas njoftimit të Komunës së Prizrenit,...

Lajmet e Fundit