Haskuka: S’kemi nevojë për opozitë brenda qeverisjes

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka theksuar se ka paralajmëruar subjektet politike të koalicionit qeverisës se mosvotimi i vendimeve të propozuara nga ekzekutivi në Kuvendin e Komunës, do të nënkuptojë përjashtimin e tyre nga bashkëqeverisja.

Ai ka bërë të ditur se aktualisht në Komunën e Prizrenit ka opozitë të fortë dhe se nuk ka nevojë që të ketë opozitë edhe brenda koalicionit qeverisës komunal, shkruan sot Koha Ditore.

“Në momentin që nuk votohet një propozim i sjellë nga qeverisja jonë e përbashkët, nga një parti e koalicionit atëherë ajo parti del prej koalicionit. Këtë ia kam bërë të ditur të gjitha partive që janë në koalicion. Nëse në seancën e ardhshme të KK-së ose kurdo qoftë nuk votohet një vendim atëherë shkëputet marrëveshja. Ne ashtu se ashtu kemi opozitë të fortë, prandaj s’kemi nevojë edhe për opozitë brenda qeverisjes”, ka thënë Haskuka.

Ai ka pohuar se në të kaluarën ka ndodhur që subjekte të caktuara të koalicionit të mos e përkrahin ndonjë propozim-vendim të iniciuar nga ekzekutivi, por që sipas tij kjo nuk do të tolerohet më.

Më Shumë

Rikthehet gara e pehlivanëve në Opojë, më 13 qershor mbahet edhe gara tradicionale e kuajve

Komuna e Dragashit ka njoftuar organizimin e manifestimit tradicional të Opojës, i cili mbahet për nder të Ditës së Çlirimit të Komunës së Dragashit. Ngjarja...

148 vjet nga Lidhja e Prizrenit

Sot mbushen 148 vjet që kur më 10 qershor 1878 filloi organizimi dhe themelimi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Është kjo njëherësh një ndër Lidhjet...

Lajmet e Fundit