Përkujtohen të rënët në 20-vjetorin e masakrës së Tusuzit

Nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, të dielën para memorialit dhe varrezave të 27 martirëve të lagjes së “Trimave” është organizuar një akademi përkujtimore, me rastin e 20-vjetorit të Masakrës së Tusuzit.

Në këtë akademi ka qenë i pranishëm edhe lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, dhe kryetari i Degës së Nismës Socialdemokrate në Prizren Zafir Berisha.

Në emër të Komunës së Prizrenit dhe kryetarit Haskuka, kryesuesi i Kuvendit Komunal, Artan Abrashi, ka shprehur ngushëllimet për familjarët e martirëve dhe ka kërkuar drejtësi për gjetjen dhe dënimin e shkaktarëve të këtij krimi.

Gjithashtu në këtë akademi fjalën kanë marrë edhe veprimtarë e aktivistë të çështjes kombëtare, kontribuues për liri dhe përfaqësues të lagjes e të shoqatave të dala nga lufta.  Masakra e Tusuzit njihet si ngjarja më e rëndë në qytetin e Prizrenit gjatë kohës së luftës, ku në operacionin brutal të njësisë kriminale serbe ishin masakruar 27 martirë dhe  djegur rreth 250 shtëpi të kësaj lagjeje./Epoka e re/

Më Shumë

Sot Çekia-Kosova: Dardanët synojnë rezultat pozitiv

Kombëtarja e Kosovës në futboll, sot në Pragë luan kundër Çekisë, në një ndeshje miqësore. Çekët dhe Dardanët do të përballen në Epet Arena, në...

Ismet Munishi e godet kryesinë e Lirisë, pas humbjes në barazh nga Dinamo

Humbja ndaj Dinamos në ndeshjen e barazhit për Superligë mund të ketë qenë edhe ndeshja e fundit e Ismet Munishi në stolin e Lirisë. Pas...

Lajmet e Fundit