Osman Hajdari e çon në “kupë të qiellit” qeverisjen e Haskukës

Drejtori i Administratës së Komunës së Prizrenit, Osman Hajdari, e ka quar në ‘kupë të qiellit’ për të mirë Qeverinë e Haskukës.

Ai, në një debat në RTK 3, me kuvendarin e PDK-së, Getoar Besimi, ka thënë se qeveria aktuale e Prizrenit, është model për të tjerat, transmeton “PrizrenPress”.

“Kemi bërë shumë punë që PDK-ja për 10 vjet nuk i ka bërë”, tha Hajdari.

Sipas tij, PDK-ja nuk ka menduar asnjëherë për qytetarët e Prizrenit.

“Veç servilët i ka favorizuar, kurse ne kam rritur rrogat për të gjithë punëtorët”.

Osmani ka folur edhe për përplasjet e koalicionit.

“Koalicioni funksionon shumë mirë. Brenda saj ka shumë debate. Shyqyr që PDK-ja tash është zgjuar nga gjumi”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Arrestohet një person në rrugën Restelicë–Strezimir , policia i gjen thikë dhe sprej

Një person është arrestuar më 26.05.2026 rreth orës 10:30 në rrugën Restelicë – Strezimir, nën dyshimin për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të...

PDK në Prizren nis fushatën me homazhe te Varrezat e Dëshmorëve në Landovicë

Partia Demokratike e Kosovës në Prizren ka nisur sot fushatën për zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit me homazhe te Varrezat e Dëshmorëve të UÇK-së...

Lajmet e Fundit