Një muaj paraburgim gruas nga Prizreni që e plagosi me thikë bashkëshortin

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohë zgjatje prej një muaji ndaj të pandehurës me iniciale J.G. nga Prizreni, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale lëndim i rëndë trupor.

Më 27 maj 2019, rreth orës 00:10 minuta, në shtëpinë e tyre të përbashkët, ako i shkakton lëndime të rënda të dëmtuarit – bashkëshortit të saj me iniciale M.B. Pas një mosmarrëveshje paraprake, fillimisht grindje verbale, më pastaj atë e ka goditur me thikë në qafë. I dëmtuari arrin ta nxjerr nga qafa thikën, deri sa e pandehura largohet nga shtëpia, dhe paraqitet në emergjencën e Spitalit Rajonal të Prizrenit.

Më Shumë

Në datëlindjen e 90-të të ikonës së kinematografisë shqiptare

Nga Fahri Musliu Më 1 Qershor të vitit 1936, u lind në Sarajevë, i mbështjellë me pëlhurë (këmishëz), se ashtu thonë se lindin njerëzit me...

Mallorca vendos çmimin për Muriqin, prizrenasi drejt largimit

Krerët e Mallorcas raportohet se tashmë kanë përcaktuar çmimin për kartonin e sulmuesit të Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, i cili pritet të largohet...

Lajmet e Fundit