Pastrohet lumi “Toplluha” në Suharekë

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka bërë me dije se autoritetet përgjegjëse në këtë komunë kanë filluar ta bëjnë pastrimin e lumit “Toplluha”, i cili ka qenë i mbushur me mbeturina.

Muharremaj ka theksuar se pas pastrimit të këtij lumi do të nisin një fushatë vetëdijesuese për mos hedhjen e mbeturinave në lumenjtë e Suharekës. “Lumi ‘Toplluha’ po pastrohet nga institucionet përkatëse. Natyrisht bashkë do të punojmë për vedijësimit e atyre që po hedhin mbeturina dhe po e dëmtojnë imazhin e lumit”, ka thënë Muharremaj pas inspektimit që i ka bërë punimeve gjatë pastrimin të lumit “Toplluha”.

Po ashtu, Muharremaj të mërkurën ka inspektuar punimet që janë duke u bërë në pastrimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve në territorin e kësaj komune, me ç’rast ka bërë thirrje për ruajtjen dhe mbrojtjen e ambientit.

Më Shumë

Kron Balidemaj fiton Bunarfest 2026, Dona Bytyqi dhe Mohul Varma në podium

Ka përfunduar edicioni i 22-të i Bunarfestit në Prizren, me Kron Balidemajn që u shpall fitues i garës tradicionale në lumin "Lumbardh". Në vendin e...

Mallorca vendos çmimin për Muriqin, prizrenasi drejt largimit

Krerët e Mallorcas raportohet se tashmë kanë përcaktuar çmimin për kartonin e sulmuesit të Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, i cili pritet të largohet...

Lajmet e Fundit