Haskuka shtron drekë për nder të 141-vjetorit të Lidhjes së Prizrenit

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka bërë me dije se kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka shtruar drekë për nder të 141-vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

Me këtë rast, Kurti ka thënë se 10 qershori i Lidhjes së Prizrenit, bashkë me 28 nëntorin e Flamurit të Skënderbeut e të Pavarësisë së Shqipërisë, janë themel historik i asaj që jemi dhe kulm politik i asaj që bëhemi.

“Kryetari i komunës së Prizrenit, z. Mytaher Haskuka, sot shtroi një drekë për nder të 141 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit. Këtu ishin kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, asamblistja e Kuvendit Komunal dhe ish-kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, prof.dr. Blerim Reka, kryetari i SDA-Sanxhak, Sulejman Ugljanin, kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi, Faik Nika nga Ulqini, këshilltari i Komunës së Tuzit, Smajl Çunmulaj, stërnip i Çun Mulës, ambasadori i Republikës së Shqipërisë, Qemal Minxhozi, kryetari i grupit parlamentar të Vetëvendosje!-s, Glauk Konjufca, deputetët e Vetëvendosje!-s, Drita Millaku, Arbërie Nagavci e Arbër Rexhaj, kryetari i shoqatës ‘Kosova për Sanxhakun’, z. Ismet Azizi, ish-deputeti dhe ekonomisti, Driton Tali, prof. Dr. Nexhmedin Spahiu etj”.

“10 qershori i Lidhjes së Prizrenit, bashkë me 28 nëntorin e Flamurit të Skënderbeut e të Pavarësisë së Shqipërisë, janë themel historik i asaj që jemi dhe kulm politik i asaj që bëhemi”, ka shkruar Kurti në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Më Shumë

Aksident i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”

Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të diel në autostradën “Ibrahim Rugova”.Sipas pamjeve nga vendi i ngjarjes, aty kanë dalë njësitë policore dhe...

Tragjedia në Prizren: Arrestohen dy persona, në mesin e tyre një 16-vjeçar

Një vrasje ka ndodhur sot në fshatin Kobaj të Prizrenit, ku një 27 vjeçar e ka humbur jetën si pasojë e lëndimeve të rënda...

Lajmet e Fundit