5.8 C
Prizren
E martë, 13 Janar, 2026

Nëntë pyetjet e Haskukës për Totajn

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka ka parashtruar nëntë pyetje në drejtim të kryetarit të Degës së PDK-së, Shaqir Totajt.

Pyetjet i ka parshtruar, pas kundërpërgjigjes që Totaj bëri ndaj një reagimi të Haskukës

Postimi i plotë dhe pa ndërhyrje

Shaqir Totaj paska reaguar, po asgjë nuk paska thënë.

z.Totaj, këto pyetje kërkojnë përgjigje:

– Pse nuk ke paguar obligimet ndaj ATK-së?
– A nuk është keqpërdorim detyre me qenë drejtor i ATK-së, e mos me pagu obligimet me vite të tëra?
– Pse nuk i ke paguar obligimet ndaj Trustit Pensional?
– Kur erdhe në shkurt të vitit të kaluar me kërku mbështetjen për me vazhdu kampionatin, a i aporovuam 80,000.00 Euro?
– Ku shkuan këto fonde? Pse nuk ke pagu obligimet ndaj lojtarëve?
– Pse e la KB Bashkimin pa asnjë kontratë e pa lojtarë?
– A të kanë bojkotuar “Arpagjikt” dhe shikuesit?
– Pse kërkove që t’i ftojë tifozët në ndeshjen finale?
– Pse tash ATK-ja po ia bllokon xhirollogarinë e KB Bashkimit?
Ka edhe shumë pyetje, po ti përgjigju vetëm në një prej tyre nëse ke sado pak integritet.

Më Shumë

Prokuroria e Prizrenit me aksion të madh në gjithë Kosovën, Kryeziu: Target i kemi më shumë se 40 persona

Krimet Ekonomike të Policisë së Kosovës të udhëhequra nga një numër i madh i prokurorëve të Prokurorisë Themelore të Prizrenit, janë duke realizuar një...

Junior 06 përballet me Trepçën në Prizren

Prizreni do të jetë mikpritës i përballjes ndërmjet Junior 06 dhe Trepçës në javën e 12-të të Superligës së Femrave në basketboll. Dy skuadrat...

Lajmet e Fundit