20.8 C
Prizren
E mërkurë, 18 Qershor, 2025

Nisin hetimet për rastin e dhunimit seksual të gruas nga Prizreni

Mbrëmjen e së martës, policia në Prizren ka arrestuar një person pasi dyshohet se ai ka shfrytëzuar gjendjen mentale të një gruaje, duke kryer marrëdhënie seksuale me të. Ndërkaq, në policinë e Prizrenit thonë për Gazetën Express se viktima i është nënshtruar kontrollit mjekësor dhe sipas raportit në trupin e saj nuk janë vërejtur shenja dhune të dukshme

Një grua e moshës 32-vjeçare po dyshohet të jetë keqpërdorur seksualisht nga një burrë i moshës 52-vjeçar në Prizren. I dyshuari është arrestuar të martën dhe është dërguar në mbajtje.

Zëdhënësi për komunikim në Policinë e Prizrenit, Shaban Osmanollaj, ka thënë për Gazetën Express se viktima e rastit fillimisht i është nënshtruar kontrollit mjekësor, ku, sipas raportit, në trupin e viktimës gjatë kontrollimit të jashtëm nuk janë vërejtur shenja dhune të dukshme.

“Me urdhëresë të shkruar nga PTH Prizren viktima sot është dërguar për ekzaminim gjinekologjik në IML Prishtinë për të konstatuar ekzistimin e elementeve të dhunës seksuale apo dhunës të formave tjera te viktima”, ka thënë Osmanollaj.

Po ashtu, viktima dyshohet të ketë aftësi të zvogëluara mendore, dhe e njëjta nuk është intervistuar nga policia deri sa të konstatohet gjendja e saj emocionale dhe psikike.

“Bazuar në informatat preliminare të siguruara , dyshohet se viktima mund të këtë aftësi të zvogëluara mendore dhe e njëjta me kërkesë te Prokurorit të shtetit ende nuk është intervistuar nga PK-ja pasi që është kërkuar fillimisht të konstatohet gjendja e saj emocionale/psikike nga personeli adekuat në këtë fushë (psikolog-psikiatër)”, ka thënë Osmanollaj.

Ndërkaq Osmanollaj ka thënë se sipas informatave preliminare të policisë edhe i dyshuari i këtij rasti mund të ketë pengesa në zhvillim mendor, gjë që mbetet të konstatohet nga personeli adekuat mjekësor.

“Prokurori përgjegjës i rastit ka kërkuar që rasti në këtë faze të hetimit të klasifikohet si VP Dhunim deri në konstatim të gjendjes tjetër faktike –pas ndërmarrjes se veprimeve të lartcekura hetimore”, ka theksuar Osmanollaj. /GazetaExpress

Më Shumë

Gazetari i NYT: Po flisnim me Adem Jasharin por nuk e kuptuam deri më vonë se ishte ai

Trupa të vrarë e të masakruar… Nëna me fëmijë duke kaluar kufirin, pa ushqim, pa strehë… Imazhet e mëngjesit të 26 shtatorit të vitit 1998...

15 vjet nga vdekja e Bekim Fehmiut

Sot janë bërë 15 vjet që nga shuarja e njërave prej figurave më të lartësuara të aktrimit shqiptar, Bekim Fehmiut. Pas vetes Fehmiu la vepra...

Lajmet e Fundit