6.6 C
Prizren
E premte, 10 Prill, 2026

Gashi bën thirrje për amandamentim dhe zbatim të ligjit për sponsorizime

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, u ka bërë thirrje deputeteve të Kuvendit ta votojnë amendamentin i cili avancon fushat e kulturës, rinisë dhe sportit, duke rritur krijimtarinë dhe cilësinë.

“Ne si ministri, përpos që kemi themeluar komisionin për vlerësimin e vërtetimeve për sponsorizim, tashmë kemi përfunduar të gjitha procedurat dhe kemi vërtetuar disa sponsorizime të cilat deri më tani nuk po arrijmë t’i implementojmë si rezultat i neglizhencës nga ana e institucioneve financiare, në këtë rast nga ana e ATK-së”, ka thënë ministri, bëhet e ditur përmes një komunikate.

Gashi sqaroi se vënia në zbatueshmëri e ligjit për sponsorizime i hap rrugë zhvillimit të sportit, sportistëve, nxit krijimtarinë dhe angazhimin e artistëve, forcon institucionet kombëtare të kulturës si dhe kulturën e pavarur, si dhe avancon të rinjtë në përgjithësi.

“Kjo bllokadë është e pakuptueshme përse po ndodh. Mbështetja e sportistëve dhe artistëve nuk bëhet vetëm duke qëndruar nëpër tribuna e në salla sportive e të kulturës si spektatorë, por duke krijuar mundësi ligjore e financiare për avancimin e tyre”, u shpreh ndër të tjera ai.

Më Shumë

Banorët e lagjes “Vëllezërit Stavileci” në Prizren ngrenë shqetësime për ujësjellësin, energjinë dhe parkingjet

EC Ma Ndryshe ka mbajtur takim me banorët e lagjes “Vëllezërit Stavileci” në Prizren, në kuadër të projektit “Public Spaces 4 All”, ku të...

Shishko përgëzon Junior 06 pas sukseseve në U14 dhe U16

Drejtoresha e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport (DKRS) në Prizren, Ajlin Shishko, ka përgëzuar klubin e basketbollit Junior 06 për rezultatet e arritura...

Lajmet e Fundit