Shumë ankesa për gabime në emërtimin e rrugëve në Prizren

Shqetësimet dhe kërkesat e qytetarëve lidhur me emërtimin e rrugëve, shesheve e lagjeve do të shqyrtohen nga organet komunale të Prizrenit. Një gjë e tillë, sipas pushtetit lokal, do të bëhet në fillim të muajit të ardhshëm, kur do të mblidhet Komisioni për plotësim-ndryshimin e emërimit të rrugëve, shesheve dhe lagjeve të qytetit.

Ky komision ditë më parë ka mbajtur mbledhjen konstitutive, në drejtimin e kryesuesit të Kuvendit, Artan Abrashi. Në këtë mbledhje, sipas njoftimit të Komunës, kryesues i Komisionit është zgjedhur Karanfil Haxhillari (LVV), ndërsa zëvendëskryesues Azem Durmiši (NDS), shkruan sot Koha Ditore.

“Pas zgjedhjes së drejtuesve të komisionit, u diskutuan çështjet që lidhen me emërtimin e rrugëve dhe shesheve, si dhe pakënaqësitë dhe vërejtjet e qytetarëve nga emërtimet e bëra nga komisioni i kaluar, me qëllim që problemet e njëjta të mos përsëriten”, thuhet në komunikatën e Zyrës për Informim të Komunës së Prizrenit.

Aty gjithashtu sqarohet se në mbledhjen e radhës të këtij komisioni do të shqyrtohen kërkesat e qytetarëve për ndryshimin e emërtimit të rrugëve.

Më Shumë

Ku është Ukshin Hoti? – Tubim përkujtimor në Krushë të Madhe

Me rastin e përvjetorit të zhdukjes së Ukshin Hoti, në Kompleksin Historik “Ukshin Hoti” në Krushë të Madhe do të mbahet një tubim sensibilizues...

Tetë vjet pa Kujtim Paçakun

Sot janë bërë tetë vjet nga vdekja e gazetarit, poetit, shkrimtarit dhe ish-deputetit të Kuvendit të Kosovës, Kujtim Paçaku, një prej figurave më të...

Lajmet e Fundit