Komuna e Prizrenit rrënoi një mbindërtim të një objekti banesor

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se Drejtoria e Inspektoriatit ka filluar rrënimin e mbindërtimit të një objekti afaristo banesor në rrugën “William Walker” në Prizren.

Sipas njoftimit, rrënimi i mbindërtimit ka ndodhur për shkak të mos respektimit të lejes ndëritimore dhe të tejkalimit në ndërtim.

“Ky aksion është ndërmarrë pasi që investitori nuk i ka zbatuar urdhëresat për rrënim vullnetar. Drejtoria e Inspektoriatit do të jetë e pakompromis për çdo ndërtim të jashtëligjshëm dhe do të vazhdojë të punojë për respektim dhe zbatim të vendimeve ligjore”, thuhet në njoftimin e komunës së Prizrenit.

Më Shumë

Shpërthim në Prizren: Bombë në shtëpinë e avokatit

Një shpërtim ka tronditur një lagje të qytetit të Prizrenit. Ngjarja ndodhi pas mesnatës, ku cak ishte shtëpia e avokatit Betim Kadolli, ku persona të...

Pas shpërthimit në Prizren, avokati Kadolli: Nuk dyshoj në askënd

Avokati Betim Kadolli ka reaguar pas shpërthimit të fuqishëm që ndodhi gjatë natës në afërsi të shtëpisë së tij në Prizren, ngjarje që shkaktoi...

Lajmet e Fundit