Biblioteka e Prizrenit furnizohet me 2843 libra

Biblioteka e Qytetit në Prizren sot është furnizuar me gjithsej 2843 libra prej 325 titujve të ndryshëm. Këto libra janë prej lëmive të ndryshme, duke filluar nga lektyrat shkollore e deri tek librat shkencorë, që do t’i shërbejnë nxënësve, studentëve, por edhe gjithë qytetarëve të komunës së Prizrenit.

Furnizimi i Bibliotekës me libra është mundësuar nga Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ndërkaq përzgjedhja e titujve është bazuar sipas kërkesave të lexuesve të rregullt të Bibliotekës.

Përveç Bibliotekës së Qytetit që gjendet në Shtëpinë e Kulturës “Xhemajli Berisha”, këto libra do të jenë në dispozicion edhe të lexuesve në bibliotekat e fshatit Gjonaj, Zym, si dhe lexuesve të 22 fshatrave të komunës nëpërmjet shërbimit të libërbusit.

Kjo është hera e parë që Biblioteka e Qytetit furnizohet me libra nga ana e Komunës së Prizrenit.

Më Shumë

Kurti: Lidhja e Prizrenit u dha zë shqiptarëve në arenën ndërkombëtare

Kryeministri në detyrë i vendit, Albin Kurti, ka marrë pjesë në shënimin e 148-vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, ku ka vlerësuar rolin historik...

Kori i Fëmijëve “Siparantum Kids” mbajti koncert në Prizren

Kori i Fëmijëve “Siparantum Kids” ka mbajtur një koncert në Teatrin “Bekim Fehmiu” në Prizren, duke sjellë para publikut një program artistik me vepra...

Lajmet e Fundit